Me një kosto nga 90 deri në 200 dollarë, brenda stinës së verës, adhuruesit e teknologjisë mund të posedojnë edhe furcën e dhëmbëve “smart”. Me sa duket, shumë shpejt, gamës së gjerë të aparateve “të zgjuar” do ti shtohet edhe kjo risi, me ndikim edhe në shëndet, bën të ditur Agjencia Italiane e Lajmeve ANSA.
Sipas krijuesive të kësaj risie, aparati, përvecëse do të kryejë funksionin normal të një furce dhëmbësh, do të njoftojë përdoruesin nëse larja e dhëmbëve është kryer sic duhet dhe në minutazhin e duhur, duke sinjalizuar gjithashtu për anomali të ndryshme të gojës.
Të gjithë këtë funksion kjo furcë “e zgjuar”, do të mund ta kryejë ndërmjet lidhjes me blutooth dhe sensorëve të vendosur në aparta. Më pas të dhënat e marra nga këta sensorë dërgohen në një aplikacion specific, I predispozuar për të korrigjuar gabimet.
Pergatiti. Fationa Hysi


