Tashmë ka një ilaç për rënien e flokëve

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka 

Një kurë për rënien e flokëve është një hap afër, pasi shkencëtarët kanë zbuluar një ilaç që mund të stimulojë rritjen e flokëve pas një dekade.

Ky zbulim i ri rrit shpresat për miliona njerëz që vuajnë nga alopecia, shkaktari kryesor i rënies së flokëve.tullac

Shkencëtarët brazilianë kanë zbuluar se ilaçi që përdoret për artritin, tofacitinib, ndihmon në rritjen e flokëve në vetëm dy muaj. Alopecia është një sëmundje autoimunitare që shkakton acarim dhe, në disa raste, rënie totale të flokëve.

Ekspertët shpresojnë që ky trajtim i ri mund të ndihmojë në shërimin e kësaj gjendjeje dhe gjetjen e  një kure për tullacllëkun.

Hulumtuesit shkencorë tek Spitali Albert Ajnshtajn në Sao Paulo, Brazil, testuan disa lloje ilaçesh tek dy individë që vuanin nga alopecia.

Ata zbuluan se ilaçi tofacitinib, që zakonisht përdoret për trajtimin e artritit reumatoid, rezultoi të ishte efikas në daljen e flokëve.

Të dy pacientët kishin qenë tullac për 10 vite, si dhe nuk kishin asnjë qime në trup për shkak të alopecisë.

Pasi morën ilaçin tofacitinib çdo ditë për dy muaj, filluan ta rriteshin flokët tek pacientët. Nëntë muaj pas eksperimentit, shkencëtarët thonë se nuk gjetën asnjë të dhënë serioze të efekteve anësore.

Shkencëtarët shpresojnë që ky zbulim i ri t’i hapë rrugë gjetjes së një kure posaçërisht për rritjen e flokëve.

Burimi: Sun / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Mjeku Sotiraq Lako: Preparatet me bazë hekuri për mjekimin e anemisë
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm