Task forca e Manastirliut kalon në sitë 115 farmaci në 1 muaj

Që nga krijimi i Task Forcës  së ngritur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, 1 muaj më parë, janë kontrolluar 115 farmaci në të gjithë vendin.
Kontrollet kanë qenë të fokusuara kryesisht te plotësimi i kushteve të ruajtjes dhe monitorimit të barnave, të kushteve higjieno-sanitare, kontrollin e barnave mbi pullën e sigurisë, kontrollin për tregtimin e barnave pa recetën e mjekut.
Sipas MShMS-së, gjatë kontrollit të farmacive janë konstatuar disa shkelje, për të cilat janë marrë 56 masa për shkelje administrative, prej të cilave, 20 masa për tregtim të barnave pa recetë, 18 masa për mungesë të recetave sipas klasifikimit, 13 masa për tregtim të barnave pa pullë dhe 5 masa për subjektet për mosrespektim të kushteve të ruajtjes së barnave.

Task-Forca për kontrollin e barnave, është e përbërë nga përfaqësues të disa institucioneve, ku përfshihen për herë të parë edhe inspektorë të Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, që do të ushtrojnë kontrolle në çdo subjekt farmaceutik.
Kontrollet do të shtrihen në të gjithë vendin,  me qëllim garantimin e sigurisë së tregtimit të barnave për qytetarët në të gjithë vendin.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim