Tavo: Barnat të certifikohen nga laboratorët e BE-së

Pas kritikave të opozitës dhe grupeve të interesit për ndyshimet në ligjin e shërbimit farmaceutik, LSI partia e dytë në qeverisje propozon që në treg të lejohen vetëm barnat që kanë certifikatë sigurie nga laboratorë të specializuar të BE-së. Ish-ministri i Vangjel TavoShëndetësisë, aktualisht deputet i LSI-së, Vangjel Tavo, tha se nuk mund të lejohet hyrje e lirë e medikamenteve nga Ballkani pavarësisht kërkesave të importuesve të rajonit.

“Kam propozuar që nëse CEFTA nuk lejon atë barrierën që ne kishim vendosur, që barnat të jenë të regjistruar në një nga vendet e BE, minimalisht ne të kërkojmë që analizat e barnave para se të vijnë të regjistrohen në Shqipëri, të kenë ardhur nga një laborator i BE”, tha Tavo.

Ai vijoi se sistemi farmaceutik, po ashtu dhe autoritetet e shëndetësisë duhet të jenë të vëmendshem që tregu të mos mbushet me barna jashte standardeve të sigurisë.

“Në vendin tonë duhet të jemi të gatshëm që përballojmë ccdo tentatiëe të tillë. Raste ka pasur, por edhe kontrolli është rritur”.

Ky diskutim vjen pasi ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Ekonomisë kërkuan që në ligjin e shërbimit farmaceutik të hiqej neni që barnat që hyjnë në Shqipëri të jenë tregtuar të paktën nga një vend i BE-së. Për këtë ndryshim opoizta akuzoi qeverinë se liberalizmi i tregut farmaceutik do të sjellë medikamente jashtë çdo standardi cilësie. Këtij shqetësimi iu bashkua së fundmi edhe LSI-ja./ ON

Postime të ngjashme

10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen