Të bëhesh kirurg duke operuar mbi kufomat: zhvillohet kursi në Itali

U zhvillua në Itali kursi i parë ndërkombëtar i ushtrimit të kirurgjisë tek kufomat. Bëhet fjalë për Kongresin Ndërkombëtar të Autopsisë për specialistët e neurokirurgjisë.

kirurgjiaNë praktikë ishin tre ditë të rezervervuara për specialistët dhe profesionistët e ardhshëm të moshës 30-40 vjeç, të cilët operuan mbi mostra anatomike njerëzore (kufoma ose pjesë të tyre) për të studiuar më mirë anatominë dhe për të “mos bërë gabime në të ardhmen mbi pacientët që janë në rrezik për jetën”.

Është hera e parë që një kurs ndërkombëtar mësimdhënieje i këtij lloji mbahet në Itali. Kjo për faktin se ligji italian nuk lejon përdorimin e kufomave të italianëve për këtë qëllim. Ndaj trupat e përdorur për studim u siguruan nga shtete të tjera, sidomos nga SHBA-ja./ANSA

Përshtati në shqip: A.Gjypi

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet