Të dhëna të frikshme nga studimi i TFL: 92.7% e kopshteve nuk kanë dalje sigurie

Gjatë javëve të fundit shpesh jemi përballur në media me lajme të trishtuara, të cilat rëndojnë drejtpërdrejt mbi fëmijët dhe sigurinë e atyre që frekuentojnë kopshtet dhe çerdhet publike të Tiranës. “Zjarr në çerdhe”, “Shperthim i bomblës të gazit në çerdhe”, deklarata pafund e prononcime se titujt në media janë ekzagjerime. Por a e kanë pyetur ndonjëherë veten këta drejtues institucionesh se cilat mundt të ishin pasojat nëse zjarri apo shpërthimet e bombolave do të kishin ndodhur ditën? Vallë e dinë ata se sa prej kopshteve  të Tiranës  kanë dalje emergjente?

Sipas raportit të publikuar nga shoqata “Together for Life”, “Monitorimi i Standardeve të Infrastukturës Fizike të Kopshteve të Tiranës”,  92.7% e kopshteve të qytetit të Tiranës (nga të cilat 23 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë dalje sigurie dhe 73.2% e kopshteve (nga të cilat 19 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë sinjalistikë që të të udhëheqë drejt daljeve të emergjencës”

Në këto kushte lind pyetja: Si do ishin evakuar femijet? A do kishte vend për fatalitete? Dhe përgjigjet janë të frikshme. Nëse pretendohet se do ndërtohen kopshte të reja, për të plotësuar nevojat e popullatës, atëherë minimumi i përgjegjësisë është të sigurohen njëhërë ato ekzistueset. Sipas Standardeve të Projektimit të Kopshteve, kopshtet dhe çerdhet duhet të plotësojnë kriteret e sigurisë, e ndërsa nga monitorimi i kryer në 43 kopshtet publike ekzistuese, del se jemi shumë larg nga këto standarde…

Janë 13 kopshte të monitoruara (nga të cilat 8 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) që dritaret i kanë të mbyllura me kangjella hekuri. Dritaret nuk duhet të shërbejnë për të izoluar fëmijët, por për të dhënë mundësinë e shpëtimit prej zjarrit.

92.7% e kopshteve (nga të cilat 24 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) i kanë dyert që hapen në drejtimin “brenda – jashtë”, duke vështirësuar daljet sa më emergjente në situatë zjarri.

Në 70.2% të kopshteve të Tiranës (nga të cilat 19 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) mungojnë tabela shpjeguese për ngjyrat që paralajmërojnë rrezikun.

18 kopshte (nga të cilat 11 janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë sistem detektimi të zjarrit.20 kopshte (nga të cilat 14 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë sirena alarmi për lajmërimin e ndonjë zjarri të mundshëm.

Në 6 kopshte (nga të cilat 4 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) rezulton se edukatoret nuk dinë si të përdorin mjetet emergjente për shuarjen e zjarrit.

Të gjithë kopshtet e monitoruara janë pa altoparlantë në ambientet e përbashkëta, sigurisht këtu përfshihen të gjitha kopshtet e nismës “Adopto një kopsht”.

(Studimin mund ta gjeni ne linkun bashkangjitur)

http://togetherforlife.org.al/wp-content/uploads/2018/01/Monitorimi-i-standardeve-t%C3%AB-infrastuktur%C3%ABs-fizike-t%C3%AB-Tiranes1.pdf

Postime të ngjashme

Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025