Të dhunuara dhe shtatzënë, realiteti i të miturave në Afganistan

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Fize Smailaj

Vajza 6-vjeçare shitet tek një hoxhë mysliman i moshës 60 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në një zonë rurale të Kabulit, në Afganistan.

Incidenti, i cili është i disati në radhë pas denoncimit të shumë rasteve të ngjashme, vërteton se tradita e martesës së fëmijëve vazhdon ende në Afganistan. Sipas aktivistëve që mbrojnë të drejtat e grave, problemi ka rezistuar në vite, pavarësisht fushatave informuese që janë mbajtur, duke qenë se prindërit janë aq të varfër sa shesin dhe fëmijët e tyre vetëm për para.vajza

Zyrtarët dhe të afërm të vajzës kanë dhënë versione kontradiktore në lidhje më ngjarjen e ndodhur.  Sipas një raporti të autoriteteve lokale, burri i arrestuar, i identifikuar si Mohammad Karim, deklaroi se vajza i ishte dhënë nga prindërit si “dhuratë fetare” para dy javësh, ndërsa familja pretendon se vajza ishte rrëmbyer. Emri, mosha dhe fakti nëse burri është hoxhë apo jo, janë ende të pakonfirmuara.

Kryekomisari Mohammad Andarabi tha për “The Washington Post”, se burri që ai e njihte si Sayed Abdul Karim, ishte martuar me vajzën me pëlqimin e prindërve të saj, në prani edhe të dëshmitarëve, pasi ata kishin pranuar ushqim dhe para si shpërblim. Më vonë, kur burri u përpoq ta kthente vajzën te të afërmit e saj, banorët e zonës e kapën dhe e dorëzuan në polici.

“ Vajza është e sigurt… ajo nuk është prekur me dorë” tha Andarabi. Si Karimi ashtu edhe babai i vajzës janë marrë në pyetje në lidhje me çështjen. Policët e zonës deklaruan se vajza tashmë është në një qendër për mbrojtjen e grave. Sipas aktivistëve të mbrojtjes të të drejtave të grave, sido që të ketë qenë marrëveshja e kësaj martese, ajo është kundër rregullave afgane dhe atyre islame. Ata thanë se ishin të dekurajuar pas dështimit të përpjekjeve të tyre 15 vjeçare për të penguar martesat e fëmijëve në Afganistan.

“Sido që të kenë qenë rrethanat, ky veprim është  në kundërshtim me kushtetutën tonë dhe me fenë islame. Kërkojmë burg për personat që kanë gisht në këtë çështje,” tha Shahla Farid, një zyrtare e rrjetit jofitimprurës të mbrojtjes së grave në Kabul.

“Kjo tregon se pavarësisht fushatave tona publike, në Afganistan ka ende nga ata persona që dhunojnë në mënyrë të vazhdueshme të drejtat e grave dhe fëmijëve. Këta janë njerëz pa kulturë dhe pa fe, dhe duhen vite për të edukuar njerëz të tillë”.

Arrestimi i Karimit erdhi më pak se një javë pasi një vajzë 14 vjeçare shtatzënë, u dogj deri sa humbi jetën, duke shkaktuar një horror kombëtar.

Prindërit ë saj thanë se ajo ishte torturuar dhe i ishte vënë flaka nga familjarët e bashkëshortit të saj, ndërsa bashkëshorti vetë tha se ajo ishte vetësakrifikuar. Nëntorin e shkuar një nuse në Ghowr u gjuajt me gur deri sa vdiq, pasi u akuzua për tradhti bashkëshortore.

Sipas ligjit Afgan, mosha që vajzat duhet të kenë që të martohen është 16 vjeç. Por shumë martohen edhe pa mbushur moshën 10 vjeç. Sipas një raporti të kohëve të fundit të organizatës jofitimprurëse “Save the Children”, që është shume aktive në Afganistan,  kjo mënyrë martese pengon të drejtën e vajzave për t’u edukuar, për të qenë të sigurta dhe për të marrë vendime për jetën e tyre./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a