Kryefaqja Aktualitet Të drejtat e pacientëve, TFL fiton të gjitha çështjet në gjykatë

Të drejtat e pacientëve, TFL fiton të gjitha çështjet në gjykatë

0
Shpërndaje

Tre fëmijë kanë përfituar të drejtën e tyre pas tre vitesh përpjekjeje e angazhimi të shoqatës “Together for Life”, mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, për adresimin e çështjes së fëmijëve që lindin me probleme me dëgjimin.

Gjykata Administrative e Tiranës vendosi dëmshpërblimin me 9,300,000 lekë për njërin nga rastet e fëmijëve, i cili ishte detyruar ta kryente privatisht implantin koklear[1] duke qenë se shteti shqiptar, pavarësisht se duhej ta ofronte falas këtë ndërhyrje prej vitit 2014, nuk e kishte realizuar duke rrezikuar që fëmija të humbte përgjithmonë dëgjimin. Gjykata e vlerësoi të drejtë kërkesën e avokatit mbrojtës Gridi Shehu për dëmin që i ishte shkaktuar familjes, duke vendosur që Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ta dëmshpërblenin familjen e fëmijës për dëmin pasuror dhe jopasuror.

Ndërkohë, çështja e dytë u zgjidh me marrëveshje midis palëve në gjykatë, teksa Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” e përfshiu në listë fëmijën 6-vjeçar për kryerjen e implantit koklear.

Çështja e fundit nuk përfundoi në proces gjyqësor, por u arrit realizimi i implantit pas presionit pozitiv ndaj strukturave përkatëse.

Implanti koklear është një ndërhyrje kirurgjikale që duhet të ofrohet falas nga shërbimi shëndetësor publik që prej vitit 2014. Edhe pse, vetëm këtë vit ka nisur depistimi i dëgjimit neonatal, është llogaritur që çdo vit në vendin tonë lindin 60-70 fëmijë me probleme të dëgjimit.

Përmes presionit pozitiv të ushtruar ndaj institucioneve publike përgjegjëse, shoqata “Together for Life” ia doli të detyrojë ofrimin e këtij shërbimi për dy fëmijë dhe të paguhet dëmshpërblimi prej 93 milionë lekë për dëmin e mos ofrimit të këtij shërbimi për një tjetër fëmijë. Tashmë prindërit e fëmijëve që nuk trajtohen në kohë për vendosjen e implantit koklear e kanë një praktikë gjyqësore për të realizuar të drejtën e tyre.

Humbja e dëgjimit është një çështje e rëndësishme shëndetësore me një ndikim të madh tek individi, familja dhe një barrë e rëndë me kosto të lartë për shëndetin publik.

Shpenzimet që lidhen me humbjen e dëgjimit të patrajtuar janë të konsiderueshme. Këto përfshijnë shpenzimet për sektorët e shëndetësisë, arsimit dhe punësimit. Ndërhyrjet për të trajtuar humbjen e dëgjimit duke përfshirë parandalimin, shfaqjen dhe sigurimin e pajisjeve të dëgjimit janë me kosto efektive.

Shoqata “Together for Life” do të vazhdojë të ndjekë me përparësi problematikat në trajtimin shëndetësor të fëmijëve, përmes avokimit dhe lobimit deri në organet gjyqësore, për t’u garantuar atyre akses, si dhe lehtësira për trajtimin e tyre shëndetësor.

Problemet sociale dhe ekonomike që sjell humbja e dëgjimit

Njё nga ndikimet kryesore qё humbja e dёgjimit ka tek individi ёshtё paaftёsia komunikuese me tё tjerёt. Te fёmijёt me shurdhёsi, zhvillimi i tё folurit ёshtё i vonuar. Humbja e dёgjimit dhe sёmundjet e veshit, tё tilla si “otiti media”, kanё efekte negative nё mbarëvajtjen e fëmijëve nё shkollё.

Ndikimi social dhe emocional

Humbja e dёgjimit çon nё kufizim tё qasjes pёr shumё shёrbime. Gjithashtu, pёrjashtimi nga komuniteti ka njё ndikim domethënës nё jetёn e pёrditshme duke krijuar ndjenjёn e vetmisё, izolimit dhe nёnshtrimit, veçanёrisht tek individёt e rritur. Nёse njё fëmije me shurdhёsi të lindur nuk i jepet mundёsia tё mёsojё gjuhёn e shenjave herët, ai/ajo do tё ndihet i pёrjashtuar nga ndёrveprimet sociale.

Ndikimi ekonomik

Nё vendet nё zhvillim, fёmijёt me humbje tё dёgjimit rrallё ndjekin shkollёn. Tё rriturit me humbje tё dёgjimit kanё njё shkallё tё lartё papunёsie, duke patur njё kosto tё lartё pёr individin, familjen dhe shoqёrinё.

([1] Implanti koklear është një pajisje elektronike mjekësore e cila zëvendëson funksionin e dëmitimit të dëgjimit. Ndryshe nga aparatët e dëgjimit të cilët rrisin volumin e zërit, implanti koklear zëvendëson funksionin e guackës së veshit dhe sinjaleve të përpunuara në tru)

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here