“Together for Life”, takim me konsullen suedeze

Takim ne Ambasaden suedeze (5)

Përfaqësues të shoqatës “Together for Life” zhvilluan sot një takim në Ambasadën Suedeze në Tiranë me konsullen Znj. Birgitta Jansson, njëkohësisht shefe e Bashkëpunimit Suedez për Zhvillim në Shqipëri. Takimi u krye me qëllim njohjen e punës së shoqatës “Together for Life” në kuadër të barazisë gjinore dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut e më veçanërisht atë të pacientëve në Shqipëri.

Drejtoresha e shoqatës “Together for Life”, znj. Eglantina Bardhi, njohu konsullen suedeze me situatën dhe vështirësitë me të cilat hasen gratë në Shqipëri qoftë në jetën e tyre të përditshme, por veçanërisht ato të lidhura me shërbimin shëndetësor.

“Shoqata Together for Life ka qenë gjithnjë në oponencë me çdo qeveri në vendin tonë, kjo referuar sidomos sektorit të shëndetësisë, i cili ende sot vazhdon të jetë një plagë. Në këtë drejtim kemi bërë një punë të madhe për të ngritur zërin për të drejtat e pacientëve, të drejta të cilat duke qenë se nuk njihen, shkelen pa asnjë përgjegjësi”, u shpreh znj. Bardhi.

Takim ne Ambasaden suedeze (4)

Koordinatorja Arlinda Gjypi u shpreh se dhënia zë pacientëve është një nga misionet e kësaj shoqate. “Puna jonë është e vështirë pikërisht për shkak se ne duam të mbrojmë pacientët që deri më sot e kanë ndier veten të pafuqishëm. Mbrojtja e zërit të tyre është edhe një mënyrë për ta ndryshuar situatën në Shqipëri. Me hapa të vegjël mund të mbërrijmë aty ku duhet”, tha znj. Gjypi.

Takim ne Ambasaden suedeze (3)

Konsullja Znj. Birgitta Jansson tha se mbrojtja e të drejtave të njeriut është shumë e rëndësishme për Ambasadën Suedeze dhe se ata e inkurajojnë shoqërinë civile që të vazhdojë të punojë në këtë drejtim.

Takim ne Ambasaden suedeze (1)

Në fund, në respekt të mbështetjes së madhe që Ambasada Suedeze ka dhënë për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri, nga ana e shoqatës “Together for Life” konsulles Jansson iu dhurua një punim në allçi, realizuar nga 19-vjeçari Renaldo, nxënës i Liceut Artistik në Tiranë. Punimi “Fillesa” ishte një nga punimet fituese të ekspozitës “Gruaja përmes Artit”, organizuar nga shoqata “Together for Life” në kuadër të projektit “Ai dhe ajo krijojnë jetën. Bëje botën portokalli”, si pjesë e Fushatës Ndërkombëtare UNiTE, “16 ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”, e mbështetur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri dhe me fonde të Qeverisë Suedeze.

Takim ne Ambasaden suedeze (2)

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak