Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Kur është fjala për dhjamin e barkut, shumë prej nesh i drejtohen menjëherë palestrës dhe ushtrimeve fizike intensive duke shpresuar të ndodhë mrekullia e rënies në peshë. Problemi, nëse mund të quhet problem, është se nuk mjafton vetëm stërvitja trupore! Të gjithë fillojnë shtojnë peshë në pjesën e mesme të trupit, kur niveli i kortizolit rritet shumë. Stresi është një nga keqbërësit kryesorë të sekretimit të kortizolit. Kur jeni nën stres kortizoli shkatërron muskujt e vijëzuar (lloji i muskujve që djegin kalori në mënyrën më efikase) e hyn në depozitimin e dhjamit në zonën abdominale. Stresi mund të ndikojë edhe më keq nëse (pa dijeni) kombinohet me një dietë të dobët. Personat që konsiderojnë si dietë mosngrënien mund të rrisin nivelin e kortizolit ndjeshëm, duke mos ndryshuar asgjë me dhjamin e barkut. Por si mund të hiqet lehtas dhe në mënyrë të shëndetshme ky dhjamë? Nëse i zbatoni këto këshilla me përpikmëri, edhe pse mund të duken larg realitetit, efektet do t’ju surprizojnë.
Rregulli i parë është të flini mirë: Në rast se jeni nga ata persona që e shijojnë jetën e natës, me punë apo dëfrim, duhet të ndryshoni. Kur bioritmi juaj është “i fikur” të gjithë kanë tendenca të hanë më shumë. Kur jeni të lodhur prodhoni më shumë “grelin”, e cila shkakton dëshirën për sheqerna dhe ushqime të tjera që shtojnë dhjam. Mangësia e gjumit mund të ndryshojë edhe prodhimin tuaj hormonal, kjo ndikon mbi sasinë e kortizolit e cila shkakton ndjeshmëri ndaj insulinës, të gjitha arsye te forta në shtimin e dhjamit të barkut. Një nga gjërat më të mira që mund të bëni për trupin tuaj është të bëni të paktën 7 orë gjumë çdo natë.
Minimizoni armikun kryesor, sheqerin!: Ulini kaloritë duke konsumuar më shumë proteina, zarzavate dhe fruta. Mos konsumoni ushqime të shpejta, të skuqura dhe të pasura në sheqer. Nëse vërtetë nuk u rezistoni dot të ëmblave, konsumoni tërshërë me mjaltë, rrush apo fruta të tjera të ëmbla, Fruktoza është një sheqer disa herë më i shëndetshëm se sa glukoza. Një hile e vogël që mund të bëni është të hidhni pak kanellë në kafenë e mëngjesit, apo edhe qumësht, pasi ajo ndihmon në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak.
Konsumoni vitaminë C rregullisht: Si u përmend edhe më lart, kur jeni të stresuar trupi juaj sekreton më shumë kortizol. Vitamina C ndihmon në barazpeshimin e kortizolit. Përveçse një agjent i mirë kundër të ftohtit, vitamina C është thelbësore për prodhimin e karnitinës, një element që kthen yndyrnat në energji. Disa ushqime me vitaminë C, përveç agrumeve, janë specat, lakra jeshile dhe kivit.
Ulni ritmin e frymëmarrjes: Kjo është një metodë shumë e thjeshtë të cilën mund ta praktikoni gjatë gjithë ditës. Sa herë që e ndjeni vetën të tensionuar apo në siklet, ulni ritmin e frymëmarrjes. Shumica e njerëzve kur janë nën presion kanë një ritëm të shpejtë frymëmarrjeje ose nuk mbushen sa duhet me frymë. E rëndësishme është të bënë një frymënxjerrje të ngadaltë. Duke përdorur këto praktika, ju nuk do të influencoheni nga stresi i punës apo një konflikti të çastit dhe do të ndihmoni edhe veten tuaj emocionalisht gjithashtu!
Harrojini pijet e gazuara: Pijet e gazuara dhe barku i sheshtë nuk shkojnë së bashku. Pijet e gazuata kanë shumë kalori, prandaj nëse dëshironi të keni bark të sheshtë, përpiquni të shmangni pijet me gaz.
Konsumoni yndyra, por…: Pikërisht! Duhet të konsumoni yndyra për të djegur dhjamin. Sheqeri është shkaktar i dhjamosjes dhe jo yndyrat. Sigurisht, jo të hamë dhjamë nga mish i sapo pjekur, por yndyra të shëndetshme, si ajo e peshkut, vajit të ullirit apo bajameve, arrat etj. Një dorë e mirë nga ushqimet e pasura me yndyra të pangopura kanë shumë lëndë ushqyese dhe do t’ju mbajnë të ngopur gjatë ditës.
Burimi: ëeightlossandbeautytip/http://shëndeti.com.al


