Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Ju kujtohet blogerja e bukurisë që na tregoi se si t’i trashnim vetullat me qepë (lexo këtu). Blogerja ka zbuluar këtë herë si të zhdukni aknet nga fytyra me një përbërës të vetëm që gjendet në të gjitha kuzhinat: hudhra.
Në Instagram-in e saj, Farah Dhukai ka shpërndarë një video ku tregon se si hudhra zhduk puçrrën për vetëm një natë. Ajo rekomandon që të mbani hudhrën me një leukoplast gjatë gjithë natës tek puçrra, dhe në mëngjes fytyra juaj do të jetë krejtësisht e pastër.
https://www.instagram.com/p/BD4VpvlI0UG/
Dermatologia Amy Wechsler shpjegon se hudhra përmban një përbërës të lëngshëm, i quajtur allicin, që ka veti antibakteriale dhe antiinflamatore, prandaj ka mundësi që po ta vendosni hudhrën në lëkurë, mund të zhdukë aknet dhe puçrrat.
Burimi: PopSugar / https://shendeti.com.al/


