“Të gjitha shpresat te vaksina”, Epidemiologu: Nuk do të ketë efikasitet kur të zbulohet

Në një lidhje direkte për Abc News mjeku epidemiolog, Eduard Kakarriqi dha detaje të rëndësishme lidhur me përhapjen e koronavirusit. Gjatë bashkëbisedmimit me Endri Xhafon, mjeku u ndal edhe tek vaksina për Covid-19.

Ndonëse të gjitha shpresat janë te zbulimi i vaksinës, mjeku thekson se nxjerrja e saj pas 6 muajsh nuk do të jetë efikase.

“Gripi është krejt i ndryshëm nga koronavirusi pavarësisht se format klinike të tij janë të ngjashme me Covid-19. Virusi i gripit pëson mutacione çdo vit për arsye të zhvendosjes së tij nga njeriu te shpendët e egër që emigrojnë, që kur emigrojnë ato j’ua japim shpendëve të urtë, kafshëve bujqësore, çdo vit ai pëson ndryshime antigjenike të vogla që diktojnë se individi që e ka kaluar gripin një vit më parë të jetë i prirur për tu sëmurur nga gripi vitin që vjen dhe patjetër ai duhet të mbrohet nga vaksina, kjo nuk ndodh me koronavirusin.
SARS COV 2 ka një strukturë dinamike të ngjashme me atë të SARS COV 1 por ai nuk mund të behët kurrë si ai por ai mund ta ndryshojë strukturën e tij antigjenike nga njeriu te njeriu, dhe nëse vaksina që për mua nuk do të gjejë aplikim fare nuk do të jetë efikase dhe e përdorshme kur ajo të nxirret në treg pas 6 muajsh apo një viti.

Do të përsëritet ndoshta pandemia e gripit të derrit ku OBSH u ngut për ta bërë pandemi emërtimin për ti dhënë një forcë ku në fakt dhe në vendin tonë dhe në shumë vende të tjera gripi i derrit ndonëse njeriu ishte njohur që më parë dhe në vitet 57’ dhe 58 ‘ ai shënoi forma të lehta. U prodhua vaksina përkatëse u ble nga vende të ndryshme dhe në shumë vende nuk u përdor pasi pandemia mori fund”, tha ai. /abcnews.al

Postime të ngjashme

Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës
FOTOLAJM/ Protestuesit goditen me plumba gome
Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?