Të gjithë faktorët që ndikojnë në impotencë

Nga Rezar Rusi, mjek urolog

Me impotencë nënkuptojmë atë gjendje kur një mashkull nuk mund të ketë një ereksion (ngritje të organit mashkullor) në atë nivel dhe me atë fortësi sa për të kryer marrëdhënie seksuale. Pasja kohë pas kohe e problemeve me ereksionin nuk është domosdoshmërisht shkak për t’u shqetësuar, por nëse kjo ndodh në mënyrë të vazhdueshme, atëherë mund të bëhet shkaktar i stresit, i prishjeve të marrëdhënieve me partnerin, si dhe humbjen e vetëbesimit.

marredhenie ciftCilët janë faktorët që kontribuojnë?

Shkaqet mjekësore: veçanërisht diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Përdorimi i duhanit i cili kufizon rrjedhjen e gjakut në venat dhe arteriet. Me kalimin e kohës duhani mund të shkaktojë sëmundje kronike të cilat nga ana e tyre të shpien në impotencë.

Mbipesha sidomos obeziteti.

Disa trajtime mjekësore si kirurgjia e prostatës ose radioterapia për kancer të prostatës.

Plagosjet sidomos kur dëmtohen nervat që kontrollojnë ereksionin.

Medikamentet, ku mund të përfshihen antidepresantët, antihistaminiket, ato që ulin tensionin e gjakut, ilaçet kundër dhimbjeve ose ato që përdoren për kancerin e prostatës.

Faktorët psikologjikë, siç janë stresi, ankthi ose depresioni.

Përdorimi i drogës dhe alkoolit, sidomos në ata që e përdorin për një kohë të gjatë ose në sasi të madhe.

Përdorimi për një kohë të gjatë i biçikletës, i cili mund të shtypë nervat si dhe të çrregullojë rrjedhjen e gjakut në penis, mund të japë impotencë të përkohshme.

Cilat janë pasojat që mund të shoqërojnë impotencën?

Një jetë seksuale që s’jep kënaqësi

Stres ose ankth

Nënvlerësim i vetvetes

Probleme martesore ose me partneren

Paaftësi për të lënë shtatzanë partneren

Postime të ngjashme

Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Rasti i pacientit në Durrës, MSHMS urdhëron nisjen e hetimeve
Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak
Shpërthimi i sëmundjes së Legjionarëve në New York, 6 viktima dhe 90 raste të konfirmuara