Të jesh pak mbi peshë bën që të jetosh më gjatë: ja studimi më i fundit

Përgatiti për “Shëndet+”: Arlinda Gjypi

Personat që kanë një masë trupore mbi 30, kanë më shumë probleme shëndetësore se të tjerët: hipertensionin për shembull, sëmundje të zemrës, iktus apo diabet. Por të jesh pak mbi peshën ideale, rreth shifrës 25, ndihmon për të qenë më mirë dhe për të jetuar më gjatë se të tjerët, edhe më shumë se ata që bëjnë ç’është e mundur ta mbajnë peshën në kufijtë e ideales. Më keq nga të gjithë janë ata që janë nën peshë: sëmuren dhe jetojnë më pak se të tjerët.

mbipesh 2A do të thotë se të qenët mbi peshë është mirë? Në një lloj mënyre po, ose të paktën pak, edhe pse gjërat nuk janë gjithnjë kaq të thjeshta. Ideja që pak dhjamë në trup ndihmon për të jetuar më gjatë nuk është një ide e re.

Për të jetuar mirë ka rëndësi forma fizike

Deri më 2013, një epidemiologe e Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve në Amerikën e Veriut analizoi të dhënat e pothuajse 3 milionë njerëzve. Përfundimet u botuan në revistën “Jama”, u përfol shumë, por pati dhe shumë kritika.  Por pas saj u zhvilluan studime të tjera, të cilat arritën në përfundimin se më shumë se pesha, për të jetuar mirë ka rëndësi forma fizike, ajo që arrihet përmes ushtrimeve, me ngrënien e shëndetshme dhe me një gjumë të mjaftueshëm. Kështu vitet e fundit i hapet rruga një koncepti tjetër: rëndësi ka të jesh në formë të mirë fizike, jo thjesht të kesh peshë ideale. Por studime të tjera kanë vijuar.

Kush është pak mbi peshë sëmuret më pak

Kërkues anglezë dhe të Katarit, mes tyre edhe një italian nga Napoli, kanë ndjekur 10 000 pacientë për 10 vjet. Donin të kuptonin raportin mes obezitetit (mbipeshës), sëmundjeve të zemrës dhe rrezikut për të vdekur. Çfarë zbuluan? Kush ishte pak mbi peshë sëmurej më pak dhe jetonte më gjatë se të tjerët.

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm