Të lindurit në vitet ’80 të rrezikuar, vaksina e “Fruthit” duhet përsëritur

Personat e lindur në vitet ‘80-‘90 duhet  të ribëjnë vaksinën ndaj “Fruthit” për shkak se në atë kohë është bërë vetëm një dozë e vaksinës dhe nuk është përsëritur dhe se në atë kohë janë hasur probleme me zinxhirin ftohës të ruajtjes së vaksinave.

 “I bëjmë apel që ata që nuk janë rivaksinuar të vaksinohen në mënyrë që të kemi një mbulim mbi 95%, që të parandalojmë futjen e Fruthit në Shqipëri”, shprehet Silva Bino, Instituti i Shëndetit Publik.
Në javën europiane të  vaksinimit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu vizitoi qendrën shëndetësore numër 3, ku u njoh me ecurinë e vaksinimit. Pikërisht për vaksinën e MMR për të cilën ka prindër që hezitojnë t’ia bëjnë fëmijës, duke e lidhur me çrregullime të Autizmit.

“Ne kemi pasur raste fëmijësh që shkuan emigrantë në Gjermani, ku atje ja bënë edhe një herë këtë vaksinë në një distancë një muaj dhe ata fëmijë janë më mirë se të gjithë të tjerët”, shprehet Mimoza Çabiri, mjeke pediatre.

Ministrja e Shëndetësisë premtoi futjen e vaksinave të tjera në kalendarin kombëtar të vaksinimit.

“Në 2018-n fusim vaksinën e ratovirusit kundër diareve të rënda, ta përafrojmë kalendarin tonë me atë evropian”, tha ministrja e Shëndetësisë.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni