Të mbrojmë të rinjtë nga rruga e krimit! TFL organizon aktivitete ndërgjegjësuse në shkolla

Bashkëpunojmë me shkollat në Dibër për të rritur ndërgjegjësimin e të rinjve mbi rrezikshmërinë e përfshirjes në aktivitete të jashtëligjshme, si të mos bien pre e krimit të organizuar, si dhe rolin e përgjegjësinë e gjithsecilit në luftën kundër tij.

Në kuadër të projektit “Të luftojmë krimin e organizuar dhe mbështesim zhvillimin e të rinjve në Dibër”, mbështetur nga Nisma Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, Shoqata Together for Life po zhvillon takime me të rinjtë në Dibër për të rritur ndërgjegjësimin mbi rrezikshmërinë e krimit të organizuar.

Përmes përfshirjes së të rinjve në diskutime dhe lojërave interaktive u nda me ta informacion i përshtatur për moshën e tyre rreth mënyrave dhe mjeteve që përdorin grupet kriminale për të përfshirë të rinjtë në akte të paligjshme brenda dhe jashtë Shqipërisë, për faktorët e rrezikut dhe pasojat e përfshirjes në aktivitete të tilla.


Përmes këtij projekti, TFL synon të adresojë shkaqet kryesore të ekspozimit të të rinjve ndaj krimit të organizuar, si mungesa e mundësive për t’u integruar në ambientin ku jetojnë, mungesën e të ardhurave, shkallën e ulët të arsimimit, analfabetizmin funksional, të cilat i shtyjnë ata të angazhohen në aktivitete të paligjshme dhe të bien pre e krimit të organizuar apo ekstremizmit të dhunshëm.

 

 

Postime të ngjashme

Zë dhe Impakt: Fuqizimi i Këshillave Rinorë për ndryshim në Komunitet
Dokument politik: Forcimi i Strukturave Rinore Lokale në Shqipëri
Shenjat paralajmëruese të kancerit kolorektal tek të rinjtë
Sëmundjet e zemrës tek të rinjtë, mjeku: Shkak mungesa e aktivitetit fizik dhe lëndët narkotike
“Sindroma e vdekjes së papritur” mjekja kardiologe apel të rinjve: Mos neglizhoni kontrollet, kujdes me pijet dhe lëndët narkotike
Intoksikimi nga alkooli, mjekja: Nuk duhen miksuar pijet
Projekti “In touch”, një platformë mundësuese për të rinjtë me aftësi të kufizuara!
Nga ideja në biznes: Projekti "YEeS" ndihmon 1000 të rinj të ndërtojnë karrierat e tyre sipërmarrëse