Rolina Naço, dietologe
Molla kontribuon në tretjen, rregullon presionin e gjakut, glukozën dhe oreksin, ndërsa konsumojmë atë zhvillohem baktere të dobishme që rrisin ndjenjën e ndopjes.
Ekuilibri i baktereve në zorrë të trashë, sidomos tek njerëzit me kile të tepërta , ndikon dhe çrregullon funksionin metabolik.
Molla jeshile ndihmon në zhvillimin e baktereve miqësore të organizmit që jetojnë në sistemin e zorrëve, duke reduktuar urinë. Nëse, për shembull, hani një mollë sapo të zgjoheni, lejoni që fibra të tretshme të mollës të rrisin punën e traktit të zorrëve dhe të ndiheni të ngopur.
Gjithashtu, janë të pasura me fibra dhe nëse i konsumoni me stomak bosh, vonon absorbimin e sheqerit në zorrë dhe ky efekt zgjat pothuajse tërë ditën. Molla jeshile është e pasur me lëndë ushqyese, përmban vitamina dhe minerale të tilla si kalcium, fosfor, hekur, kalium, vitaminë C, vitaminë A, acid folik dhe biotin.
Gjithashtu përmban polifenole të cilat janë antioksidues dhe na japin mbrojtje anti-plakje, anksiolitike dhe antipiretike. Substancat e saj të vlefshme ndihmojnë trupin të qëndrojë i shëndetshëm dhe nxit tretjen e shpejtë./ Shendeti.com.al


