Kryefaqja Fitness Të mirat e tai çisë (kung fusë) për trupin dhe mendjen

Të mirat e tai çisë (kung fusë) për trupin dhe mendjen

2
Shpërndaje
Mishel Obama në Kinë, duke praktikuar Tai Çi (Tai Chi)

Nga Arlinda Gjypi

Bazuar në studimet e kryera nga Shkolla Mjekësore e Harvardit, kur mësohet siç duhet dhe praktikohet rregullisht, tai çia mund të jetë shumë pozitive për të sjellë përmirësime të dukshme në shëndetin tuaj. Përfitimet e tai çisë përfshijnë:

  • tai chiUlje të stresit dhe ankthit
  • Rritje të aftësisë aerobike
  • Rritje të energjisë dhe qëndrueshmërisë
  • Rritje të fleksibilitetit, balancës dhe zhdërvjelltësisë
  • Rritje të forcës së muskujve dhe saktësisë

Disa dëshmi tregojnë se tai çia gjithashtu ndihmon në:

  • Rritjen e cilësisë së gjumit
  • Rritjen e sistemit imunitar
  • Uljen e nivelit të kolesterolit dhe tensionit të gjakut
  • Përmirëson dhimbjen e kyçeve
  • Përmirëson simptomat e atakut kardiak

Edhe Mishel Obama bën Tai Çi

Mishel Obama në Kinë, duke praktikuar Tai Çi (Tai Chi)
Mishel Obama në Kinë, duke praktikuar Tai Çi (Tai Chi)

Mishel Obama (Michelle Obama), Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, gjatë vizitës 7-ditore në Kinë ku u përqendrua tek edukimi, u takua edhe me studentët. Pas fjalimit të saj, Zonja Obama u bashkua me grupin e praktikuesve studentë të tai çisë, arti marcial tepër i përhapur në gjithë vendin. Ajo shkoi në Kinë bashkë me nënë dhe dy vajzat me ftesë të gruas së presidentit kinez.

2 Komente

  1. […] Tai çia është një art marcial antik kinez bazuar në lëvizje të lehta, ekuilibri dhe përqendrimi: gjatë praktikimit përmes përqendrimit arrihen të mbahet trupi në pozicione të caktuara për kohë të gjatë. Nga studimet e kryera në të shkuarën ka rezultuar se tai çia është e mirë edhe kundër Parkinsonit. […]

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here