Të mirat e vajit të jojobës

Vaji i jojobës mund të jetë i mirë për lëkurën në mënyra të ndryshme:

Vaji i jojobesSi një antibakterial – Siç e dinë edhe amerikanët autoktonë prej shekujsh, vaji i jojobës është shumë i efektshëm në parandalimin dhe trajtimin e infeksioneve të lëkurës. Para se të prodhoheshin medikamentet modern për trajtimin e infeksioneve, vaji i jojobës përdorej gjerësisht në fiset autoktone në Meksikë dhe Amerikën jugperëndimore.

Si antiinflamator – Vaji i jojobës ul skuqjen dhe mbufatjen e dhimbshme që zakonisht shoqërojnë dëmtimet e lëkurës.

Si një hidratues – Duke qenë se vaji i jojobës është shumë i ngjashëm me vajin natyral që prodhon trupi ynë në një process normal, ai është gjithashtu shumë i efektshëm si hidratues. Ai thithet lehtësisht nga lëkura dhe e lë atë të butë.

Si trajtues për aknet – Vaji i jojobës mund të ndikojë tek lëkurat e reja, ashtu si dhe të vjetrat. Aknet, një problem tipik për adoleshentët, mund të bëhen baza për infeksione nëse nuk trajtohen siç duhet. Shumë prej produkteve në gjithë botën përmbajnë yndyra shtazore që i bën aknet dhe më keq. Por vaji i jojobës duke pasur një natyrë antiseptike, është shumë e efektshme në trajtimin e akneve./ Përgatiti: Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer