Përshtati në shqip: Ilma lamçe
Të ndihesh ndryshe nga ajo që je fizikisht, është një problem i hasur më së shumti tek meshkujt. Raporti 3 me 1, pra një përhapje 1 në 10.000 meshkuj dhe 1 në 30.000 femra. Quhet disforia gjinore dhe ështe një gjendje në të cilën personi ka një identifikim të fortë dhe të vazhdueshëm në seksin e kundert me atë biologjik. Pra burra që ndihen gra dhe gra që identifikohen në gjininë mashkullore.
Disforia gjinore e thënë ndryshe kriza e identitetit, është e vështirë të kuptohet sepse ngatërrohet me trasvestizmin ose është e lidhur me kontekste si prostitucioni apo varësia ndaj drogës me të cilat nuk ka asgjë të përbashkët.
Kriza e identitetit nuk konsiderohet më si shqetësim mendor i sferës seksuale. Faktikisht problemi i të qënurit transgjinor nuk është një problem i seksualitetit apo preferencave seksuale, se sa i çështjes të arrish ti kthesh përgjigje pyetjes: Kush jam unë ? Cili është identiteti im? Qëllimi i këtyre personave është t’i nënshtrohen terapive mjekësore dhe kirurgjikale të pakthyeshme, i paraprirë nga një diagnozë e domosdoshme dhe e saktë që identifikon ndërhyrjet më të përshtatshme.
Problemet në identitetin gjinor shfaqen kryesisht 5 vitet e para të jetës. Vogëlushi apo vogëlushja do të gjendet vetëm përballë ngacmimeve nga shokët e shkollës. Por vetëm në adoleshencë personi do arrijë të kuptojë që ka lindur në trupin e gabuar.
Në ditët e sotshme janë të shumtë prindërit që drejtohen në qendra për të patur informacione të sakta duke u bërë kështu mbështëtja e parë dhe kryesore për personat transgjinor.
Problemet përkeqësohen nga një shoqëri jo e frymëzuar nga kriteret e përfshirjes dhe respektit, si dhe nga proceset burokratike që duan mesatarisht një periudhë 5 vjeçare për ndryshimin e të dhënave personale, 5 vite të vështira këto. Por qëllimi kryesor i personave transgjinorë, (gjë kjo e cila hap probleme mjeko – ligjore), është të transmetojnë se shëndeti është një gjendje e mirëqënies së plotë fizike, psikike dhe sociale dhe jo vetëm mungesa e sëmundjes.
Ndërhyrja e parë përfaqësohet nga konsultimet fillestare me psikiatrin dhe psikologun, të cilët vlerësojnë vlefshmërinë dhe vërtetësinë e motiveve, e cila ndjek fazen e ndryshimit të shoqëruar me ndërhyrje farmakologjike dhe më pas kirurgjikale.Terapia kirurgjikale përfshin faza të ndryshme kohore, në shndërrimin mashkull – femër , me kirurgji rindërtuese duke marrë parasysh nevojat e ndryshme të pacientit. Por,e kundërta ndodh ne shndërrimin femër -mashkull ku gjithcka përfundon në një afat kohor prej 5 orësh./libero.it


