Të ngecësh gjatë seksit. Çfarë thonë mjekët?

Mund të keni dëgjuar rastin e një çifti italian që vendosin të kryejnë marrëdhënie seksuale brenda në det, në një plazh jo shumë të populluar. Por fatkeqësisht burri “ngec” brenda gruas dhe përveçse u detyruan të thërrisnin mjekët, u dërguan në urgjencë ashtu të “ngjitur” derisa mjekët bënë të mundur ndarjen e tyre.

marredhenie cift seksKjo mund të tingëllojë si një skenë seksi në një komedi të pavlerë. Por historisë e të ngecurit gjatë seksit mendohet se kanë ekzistuar në shekuj. Të shkosh urgjencë pas seksit nuk është e këndshme, por ja që mund të jetë e nevojshme.

Dr. Xhon Din, mjek seksolog në Britaninë e Madhe thotë se ky është një fenomen i rrallë i quajtur “penisi i kapur rob”.

Kur penisi është në vaginë duket se “thithet” gjithnjë e më brenda. Muskujt e vaginës së femrës kontraktohen ritmikisht gjatë orgazmës, por në këtë rast muskujt e kontraktuar mblidhen dhe mbajnë penisin brenda. Së fundmi, muskujt e vaginës pushojnë, gjaku largohet dhe mashkulli mund të tërhiqet.

Shumë njerëz që mbajnë qen, tregojnë se shpeshherë qentë e tyre mbeten të mbërthyer gjatë çiftëzimit. Është pak a shumë në një mënyrë të tillë.

Në një manual të gjinekologjisë autori Uolter Stokel spekuloi se fenomeni “penisi-rob” ndodh kur marrëdhënia kryhet në mënyrë të pavullnetshme.

Gjithsesi Din thotë se normalisht një situatë e tillë ndodh vetëm për disa sekonda dhe pastaj muskujt e vaginës çlirohen. “Por, – vijon ai, – në një pozicion të tillë edhe pak sekonda duken orë të gjata”./ BBC/ Përgatiti: Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?