Të paktën 23 mjekë italianë kanë humbur jetën në betejën me epideminë Covid-19

Numri i mjekëve që kanë humbur jetën në Itali, që prej fillimit të epidemisë së koronavirusit, ka arritur në 23 persona, tha sot Federata Italiane e Mjekëve.

“Fatkeqësisht, kjo listë po shtohet çdo ditë edhe më shumë. Në kohën kur të dhënat zyrtare të punonjësve të shëndetit të infektuar me Covid-19 rriten, shumë mjekë vdesin papritmas, edhe nëse shkaki i vdekjes nuk është i lidhur drejtëpërdrejtë me virusin”, shprehet Federata në deklaratën e saj në website.

Rreth 19 prej 23 mjekëve të cilët kanë humbur jetën kanë punuar në rajonin e Lombardisë, aty ku shënohet numri më i madh i viktimave nga Covid-19.

Katër të tjerë kanë punuar në Napoli(Italia e Jugut), Emilia Romagna (Italia në veri) dhe Marche (Italia qendrore).

Rreth 4.824 punonjës shëndetësorë janë infektuar nga koronavirus, sipas raportit më të fundit të botuar këtë të dielë.

Postime të ngjashme

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur