Të parandalosh kancerin/ Nis programi për depistimin e qafës së mitrës te gratë nga 40-49 vjeç

Nga 12 mijë gra të depistuara  për kancerin e qafës së mitrës 700 prej tyre kanë rezultuar me risk të lartë  e disa të tjera me kancer.

Kanceri i qafës së mitrës  është i dyti që prek më së shumti gratë duke i shkaktuar humbje jete kur ai kapet në stad të avancuar. Por për herë të parë ka nisur depistimi i grave të moshës 40 deri në 49 vjeç në Shqipëri  për praninë e  human papiloma virus i cili e shkakton atë dhe nëse  kapet në kohë mund të parandalohet  kanceri .

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka  tanimë një strategji globale  që synon futjen e të gjitha vendeve  në rrugën drejt eleminimit të kancerit të qafës së mitrës përsa kohë  një gjë e tille është  e mundur . Shefi i zyrës së OBSH në Tiranë Dr. Raul Gonzales Montero   vlerëson programin e depistimit  që ka nisur këtë vit ndërkohë që shpjegon tre hapa që duhen ndjekur.

“Janë tre hapa nëpërmjet të cilëve  synohet eleminimi i kancerit të qafës së mitrës ; e para të vaksinohen të gjitha vajzat më parë se të nisin  marrëdhëniet seksuale me vaksinën e papiloma virus .E dyta të depistohen  me një test të precisionit  të lartë gratë  e moshës  20 ,30 ,50 vjeç në mënyrë që të identifikohen ato gra që janë prekur dhe e treta gratë e identifikuara  me sëmundje të qafës së mitrës të marrin trajtimin dhe kujdesin e duhur mjekësor.”

Shqipëria  nuk e ka futur  ende vaksinën e human papiloma  virus në kalendarin e detyrueshëm  ndërkohë që programi i depistimit  ka nisur të zbatohet këtë vit për të vijuar në vazhdimësi./ Top Channel

Postime të ngjashme

Reagon TFL: Transparenca, konkurrenca dhe llogaridhënia nuk mund të zëvendësohen
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Ministrja Sala: Do të ngrihet Instituti Kombëtar i Tumoreve! Dializa dhe check up i kalojnë shtetit
Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Rasti i pacientit në Durrës, MSHMS urdhëron nisjen e hetimeve