Të pathënat rreth akneve

Nëse keni pasur ndonjëherë akne në fytyrë, ju e dini se është e vështirë për të gjetur një zgjidhje. Ja si mund t’i eliminoni aknet duke ditur fakte rreth tyre.

aknet 6Aknet janë të lidhura me mënyrën e të ushqyerit: studiuesit kanë dalë në përfundimet se ata që hanin ushqime me shumë sheqer, produktet e qumështit, dhe yndyrna , si dhe më pak peshk, kishin më shumë gjasa që t’ju shfaqeshin akne në fytyrë.

Aknet nuk dalin vetëm tek adoleshentët: Një studim ku morrën pjesë më shumë se 1.000 të rritur, i publikuar në Gazetën e Akademisë Amerikane të Dermatologjisë gjeti se 50% e grave në mes 20 dhe 29 vjeç, 35% e grave në mes 30 dhe 39 vjeç, dhe 26% e femrave në mes 40 dhe 49 kanë raportuar se kanë puçrra fytyre. Aknet janë më të zakonshme tek gratë se sa tekburrat. Shkaktarë kryesorë për shfaqjen e akneve janë hormonet.

Fondatina nuk ndikon në përkeqësimin e akneve: është e vërtetë se disa produkte mund të bllokojnë poret tuaj dhe përfundimisht të shkaktojë akne, por përbërësit  e duhur të ndodhur në produktet e fytyrës mund të përmirësojnë gjëndjen e akneve.

Kremi me filtra mbrojtës ju ndihmon: shikoni mirë përbërësit e kremit mbrojtës. Ai mund të përmbajë përbërës të cilët mund të vrasin bakteret që shkaktojnë puçrra në fytyrë, thotë dr. Germain.

Dielli nuk ju ndihmon me aknet: me kalimin e kohës, dielli shkatëron kolagjenin  lëkurës suaj, duke stimuluar shfaqjen e akneve. Le të mos harrojmë kancerin e lëkurës./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave