Të qenët mbipeshë ul rrezikun e degjenerimit të trurit

Të qenët mbipeshë ul rrezikun e degjenerimit të trurit (demencës). Ky është përfundimi i një studimi të botuar në revistën “Lancet Diabetes & Endocrinology”. mbipesheGrupi kërkimor analizoi kartelat klinike të rreth dy milionë personave me moshë mesatare 55 vjeç dhe me një tregues peshe trupore 26.6 (që tregon mbipeshë) për rreth 20 vjet.

Analiza e tyre tregoi se personat nën peshë kishin një rrezik 39% më të lartë për të vuajtur nga demenca krahasuar me ata që kishin një peshë të shëndetshme, ndërkohë që ky rrezik ulej me 18% për ata që sipas treguesve ishin mbipeshë dhe ulej me 24% për ata që klasifikoheshin si obezë.

“Mund të flitet për rezultate befasuese”, u shpreh një nga autorët e studimit. Kjo për faktin se vë në diskutim ekuilibrat peshë e shëndetshme fizike dhe shëndet i mirë mendor. “Është e çuditshme që personat mbipeshë dhe obezë kanë më pak rrezik për t’u prekur nga demenca krahasuar me ata që kanë një peshë trupore që quhet e shëndetshme. Sigurisht ende është për t’u parë se çfarë e shkakton këtë mbrojtje të trurit, megjithatë kjo nuk nënkupton se është mirë të jesh mbipeshë apo obez. Megjithëse ka një efekt mbrojtës, – përmbyll studiuesi, – nëse jeni mbipeshë mund të mos rroni shumë gjatë për t’ia ndjerë përfitimet”./ANSA

Përshtati në shqip: A.Gjypi

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet