Kryefaqja Të rinjtë Aktivitete Të rinj të informuar, të sigurt, të suksesshëm

Të rinj të informuar, të sigurt, të suksesshëm

0
Shpërndaje

Në kuadër të projektit “Të luftojmë krimin e organizuar dhe mbështesim zhvillimin e të rinjve në Dibër”, mbështetur nga Nisma Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, Shoqata Together for Life zhvilloi një takim me të rinjtë në Dibër për të rritur ndërgjegjësimin mbi rrezikshmërinë e krimit të organizuar.

Përmes metodave të ndryshme jo-formale, diskutime në grup, kuize, të rinjtë u informuan mbi faktorët e rrezikut dhe pasojat e përfshirjes në aktivitete të jashtëligjshme, mjetet dhe metodat që përdor krimi i organizuar për t’i përfshirë të rinjtë në aktivitete kriminale brenda dhe jashtë Shqipërisë, shkaqet dhe pasojat, si dhe rolin e përgjegjësinë e gjithsecilit në luftën kundër krimit të organizuar.

Përmes këtij projekti, TFL synon të adresojmë shkaqet kryesore të ekspozimit të të rinjve ndaj krimit të organizuar: rreziku i ardhur nga mungesa e mundësive për të rinjtë, papunësia, shkalla e ulët e arsimimit, analfabetizmi funksional, që i bëjnë ata të angazhohen në aktivitete të paligjshme dhe të bien pre e krimit të organizuar apo ekstremizmit të dhunshëm.

Projekti synon gjithashtu të rrisë ndërveprimin, rrjetëzimin dhe bashkëpunimin mes të rinjve dhe bizneseve lokale, duke ofruar mundësi trajnimi dhe praktika profesionale, si dhe për punësimin e të rinjve.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here