Të rinjtë adresojnë sfidat shëndetësore dhe mjedisore me bashkëmoshatarët

Shoqata Together for Life organizoi kampin 3-ditor “Të adresojmë sfidat shëndetësore dhe mjedisore tek të rinjtë dhe me të rinjtë”.

Kampi solli një gamë idesh dhe aktivitetesh përmes të punuarit në grup, argëtimit në natyrë dhe zhvillimit të krijimtarisë.

3 ditë të mbushura plot me lojëra sportive dhe argëtuese, shkëmbim idesh dhe eksperiencash midis 3 shkollave, punë kreative dhe diskutime mbi temat si ushqyerja e shëndetshme, aktiviteti fizik, mjedisi dhe higjiena personale, shëndeti mendor dhe varësia ndaj pajisjeve elektronike.

Të ndarë në grupe sipas shkollave, nxënësit identifikuan sfidat më të mëdha shëndetësore dhe mjedisore me të cilat hasen ata dhe bashkëmoshatarët e tyre (si abuzimi me lëndët narkotike dhe psikotrope, varësia ndaj pajisjeve elektronike, ushqyerja e pashëndetshme etj.) dhe sollën ide konkrete për adresimin e këtyre sfidave në shkolla.

Përmes këtij aktiviteti, TFL synoi jo vetëm promovimin e një jetese aktive, sociale dhe të shëndetshme tek të rinjtë, por edhe të inkurajojë të rinjtë të bëhen agjentë aktivë të ndryshimit për një shoqëri më të shëndetshme, të zhvilluar dhe të qëndrueshme, që punon aktivisht për të ardhmen.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Jehona rinore për shëndet dhe mjedis”, zhvilluar nga Shoqata Together for Life në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti i Rinisë 2022, me mbështetjen e Kongresi Rinor Kombëtar dhe Bashkia Tiranë.

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese