Të rinjtë e “Call Center”: Të ngremë zërin për të drejtat tona

Në kuadër të fushatës globale “ Youth Voice” dhe Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, shoqata “Together for Life” organizoi një aktivitet në një Call Center në kryeqytet. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte bashkëbisedimi me të rinjtë që punojnë lidhur me të drejtat e tyre, respektimin e të drejtave dhe për problemet me të cilat ata përballen zakonisht në punë, dhe jo vetëm.

Me ta u fol edhe lidhur me angazhimin që duhet të kenë institucionet shqiptare për t’i dhënë më shumë hapësirë rinisë, por gjithashtu edhe me vullnetin që duhet të tregojnë vetë të rinjtë për të qenë më aktiv dhe më pjesëmarrës në zhvillimet e vendit.

me logo

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Gjatë bashkëbisedimit, Eriol Lazaj, i diplomuar në degën “Menaxhim biznes”, i cili punonte si supervizor tek “SOS Tariffe”, tha se të rinjtë shqiptarë kanë nevojë për arsimim cilësor dhe për më shumë vende pune. Ai u shpreh se puna në Call Center aktualisht është një mundësi e madhe dhe fitimprurëse për secilin nga të rinjtë. Edhe pse nuk është një profesion për të ardhmen, ajo është një mundësi për të ecur përpara deri në momentin kur do të arrijnë të jenë në profesionin për të cilin janë arsimuar.

Në fund të bashkëbisedimit, të rinjtë dhanë mesazhet e tyre përsa i përket të drejtave, problemeve dhe dëshirave që kanë të rinjtë shqiptarë. Nëpërmjet veshjes së bluzave me simbolin e megafonit, ata dhanë edhe një mesazh të përbashkët: Të gjithë të rinjtë duhet të ngrenë zërin dhe të jenë aktiv për jetën e tyre.

elena

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Rreth 10 mijë të rinj që kanë mbaruar universitetin, sot punojnë në kompani call center-i. Shumë prej tyre e shikojnë këtë punë si një alternativë të mirë për të fituar para, të tjerë e konsiderojnë si profesion. Bizneset e call center-it në Shqipëri zënë vendin e dytë për numrin e të punësuarve, ku pjesa më e madhe janë të diplomuar dhe njohës të gjuhëve të huaja.

“Youth Voice” është një fushatë mbarëbotërore e mbështetur nga UNFPA që ka për qëllim që Rinia të shprehë qartë shqetësimet e të kërkojë llogari për shqetësimet e veta. Përfshirja e Rinisë nuk bëhet thjesht për të ndërgjegjësuar qeveritë dhe shoqërinë për Rininë dhe çështjet e saj, por mbi të gjitha, të ndërgjegjësojë Rininë që të ketë zë dhe të marrë pjesë aktive në zhvillim, të kërkojë llogari për shqetësimet apo çështje të patrajtuara etj, si edhe të kontribuojë si duhet në këtë zhvillim.

kacuIMG_3798IMG_3809IMG_3447IMG_3437IMG_3452IMG_3456IMG_3471IMG_3467IMG_3804IMG_3481IMG_3807IMG_3443IMG_3428call center 6

IMG_3399

elena alex

 

Postime të ngjashme

Zë dhe Impakt: Fuqizimi i Këshillave Rinorë për ndryshim në Komunitet
Dokument politik: Forcimi i Strukturave Rinore Lokale në Shqipëri
Shenjat paralajmëruese të kancerit kolorektal tek të rinjtë
Sëmundjet e zemrës tek të rinjtë, mjeku: Shkak mungesa e aktivitetit fizik dhe lëndët narkotike
“Sindroma e vdekjes së papritur” mjekja kardiologe apel të rinjve: Mos neglizhoni kontrollet, kujdes me pijet dhe lëndët narkotike
Intoksikimi nga alkooli, mjekja: Nuk duhen miksuar pijet
Projekti “In touch”, një platformë mundësuese për të rinjtë me aftësi të kufizuara!
Nga ideja në biznes: Projekti "YEeS" ndihmon 1000 të rinj të ndërtojnë karrierat e tyre sipërmarrëse