Të rinjtë e Fierit, tashmë pjesë e fushatës “No Hate Speech”

Elena Beta

Hapja e fushatës “No Hate Speech” në bashkpunim me Qendren Rinore “Epoka e Re” ishte aktiviteti që mblodhi bashkë të rinjtë e gjimnazeve të Fierit, për të diskutuar mbi eliminimin e gjuhës së urrejtjes nga përditshmëria.

brisildaSenatorët e shkollës profesionale Petro Sota bënë një prezantim të qëllimit dhe misionit që ka kjo fushatë si dhe të aktiviteteve të zhvilluara deri tani në qytetet e tjera të Shqipërisë dhe në Kosovë.

“Përveç pjesëmarrjes të lartë  së të rinjve në këtë sesion informimi rreth fushatës, ajo që vihej re ishin idetë e vlefshme që ata sollën mbi format e parandalimit  të gjuhës së urrejtjes nëpër shkolla. Përsa i përket aktiviteteve që do të zhvillohen në vijim, ato do të konsistojnë në radhë të parë në informimin e të rinjve rreth fushatës si dhe në punë konkrete ku përfshihen realizimi i aktiviteteve të ndryshme ndërgjegjësuese, në mënyrë që mesazhi i kësaj fushate të përçohet edhe më tej.”- tha Brisilda Hasaj, përfaqësuese e Qendrës Rinore “Epoka e Re dhe e fushatës “No Hate Speech”

Në përfundim të aktivitetit të rinjtë realizuan disa foto nën sloganin “No Hate Speech/Jo gjuhës së urrejtjes” si dhe shprehën dëshirën për të qënë pjesë aktive e kësaj lëvizje në aktivitetet që do të zhvillohen në të ardhmen.

 

bris 2

 

 

brisi 8

Postime të ngjashme

Zë dhe Impakt: Fuqizimi i Këshillave Rinorë për ndryshim në Komunitet
Projekti “In touch”, një platformë mundësuese për të rinjtë me aftësi të kufizuara!
Nga ideja në biznes: Projekti "YEeS" ndihmon 1000 të rinj të ndërtojnë karrierat e tyre sipërmarrëse
Samiti Rinor “Fuqizimi i Gjeneratës së Ardhshme të Liderëve dhe Aktivistëve Shqiptarë” i organizuar nga “Përtej Barrierave”
Kjo është vitamina popullore e rinisë që mund të fshijë shenjat e plakjes
Diagnostikimi me kancer dhe ballafaqimi me lodhjen
Debatet mbi abortin në adoleshencë, gjinekologia Anika Dokle: Qasjet "morale" s’çojnë askund, duhet konsensus i gjerë
Kanceri i gojës, kokës dhe qafës; Këto janë shenjat e para paralajmëruese, që nuk duhet t’i neglizhoni