Kryefaqja Të rinjtë Aktivitete Të rinjtë romë dhe egjiptianë i rikthehen traditës së prodhimit të produkteve...

Të rinjtë romë dhe egjiptianë i rikthehen traditës së prodhimit të produkteve të thuprës

0
Shpërndaje

Të rinjtë romë dhe egjiptianë i rikthehen traditës së hershme të prodhimit të produkteve prej thupre. Kjo po ndodh falë projektit “Punimet artizanale të thuprës, shpresë për punësimin e të rinjve romë dhe egjiptianë” që po zbatohet në rajonet Elbasan dhe Korçë nga Together for Life, me mbështetjen e GIZ/Proseed.

Në qendër të projektit qendron bashkëpunimi me zyrat rajonale të punësimit dhe qendrat publike të formimit profesional në të dyja bashkitë, për të identifikuar të rinj të komunitetit romë dhe egjiptianë të papunë dhe të rikthyer dhe për t’u ofruar atyre mundësinë për t’u integruar në tregun e punës, nëpërmjet një trajnim të plotë professional.

30 të rinj nga dy komunitetet në Elbasan dhe Korçë kanë ndjekur trajnimin tre-mujor për prodhimin e produkteve të kashtës.

Profesioni i prodhimit të produkteve të kashtës, i njohur ndryshe si shportaria, është një profesion shumë i hershëm dhe në mbarë botën konsiderohet se ka lindur bashkë me njerëzimin. Është një profesion që për lëndë të parë përdor produkte natyrore si xana, shelgu, bambuja, etj., me të cilat krijoheshin produkte të përdorimit të përditshëm.

Sot gama e produkteve është rritur, me tendencë krijimin e objekteve elitare, zbukuruese dhe turistike, ndërsa teknika ka mbetur po ajo, e thurjes me dorë (edhe pse në shumë vende prodhimi është industrializuar).

Në Shqipëri, më së shumti ky profesion identifikohet me komunitetin rom.

Të rinjtë e përfshirë në Projekt janë entuziastë sepse mësimi i këtij profesioni tradicional rikthen traditën në familjet e tyre dhe është një mundësi më shumë për t’u punësuar dhe vetëpunësuar dhe për të krijuar të ardhura të qendrueshme.

Bashkëpunimi në implementimin e këtij projekti me Bashkitë përkatëse dhe me qendrat e formimit dhe zyrat e punësimit është i rëndësishëm për t’i çuar më tej përpjekjet për integrimin e të rinjve në tregun e punës.

Falë Projektit është mundësuar krijimi i të parës kurrikul profesionale për produktet e thuprës dhe TFL, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, do të ndjekë të gjitha procedurat për akreditimin e saj nga Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFP), në përputhje me nivelet e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve dhe në bazë të sistemit të sigurimit të cilësisë.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here