Të rinjtë shkëlqejnë në “Festivalin e Ideve” 

Panairi Festivali i Ideve (2)

Denisa Canameti, “Shëndet+”

“Nga të rinjtë, për të rinjtë” ishte kryefjala e Festivalit të Ideve Rinore, i cili u mbajt për dy ditë radhazi në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar. Ambjentet e Muzeut u gjallëruan me idetë fantastike të të rinjve, përfaqësues të shkollave në të gjithë vendin. Në çeljen e këtij festivali qenë të pranishëm një numër i madh personalitetesh si ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përfaqësues të Ambasadës Italiane në Tiranë dhe personalitete të tjera të fushës së biznesit, arsimit dhe shoqërisë civile në vend.

Festivali i Ideve Rinore (48)

Panair i prezantimit të ideve, workshop-e, konferenca, projeksione filmash, këngë, valle dhe piktura qenë  përmbajtja e këtij festivali.

Edita Fino, si menaxhere e projektit “Shkolla si Qendër Komunitare”, u shpreh se ky festival është quajtur “Festival i ideve” sepse përmban një tërësi aktivitetesh.

Për sa i përket paraqitjes së shkollave, Fino shprehet tejet e kënaqur kur thotë se “prezantimi duket fantastik. Shkollat e pranishme janë të përzgjedhura. Janë ato shkolla që kanë arritur standardet më të mira. Stendat janë shumë të bukura, janë shumë të pasura. Ka lloj lloj idesh të prezantuara”.

Panairi Festivali i Ideve (5)

E pyetur lidhur me idenë e këtij realizimi Fino tha se “ideja është që nxënësit nga shkolla të ndryshme të Shqipërisë të merrnin pjesë ne këtë aktivitet jo vetëm përmes një formati pasiv, ekspozimi punësh që kanë realizuar, por përmes një formati interaktiv ku zhvillojnë vetë ata aktivitete brenda kësaj hapësire të madhe eventi.

“Ata kanë realizuar vetë minifestivalin me këngë, valle moderne dhe popullore. Kanë realizuar vetë projeksion të filmave, kanë bërë vetë skaletën se cilat shkolla janë të para, cilat të dytat etj. dhe kanë prezantuar filma të realizuar nga vetë ata në kuadër të tematikave sociale. Kishim film për bulizmin, kundër dhunës, për adoleshencën etj. Një pjesë e mirë e aktiviteteve brenda festivalit janë menaxhuar nga vetë nxënësit dhe këtu kemi mbetur të çuditur nga aftësitë e tyre”.

Panairi Festivali i Ideve (6)

Ndërsa përsa i përket marrëdhënies me gjimnazet dhe se sa mikpritës kanë qenë ata ndaj kësaj ideje, Fino tha se “kemi pasur mbështetjen e DAR-eve. Përmes DAR-eve janë identifikuar edhe shkollat më të mira të të gjitha zonave. Gjimnazet kanë dhënë një përgjgje shumë pozitive ndaj këtij aktiviteti. Të rinjtë kanë shumë ide, duan vetëm të kenë mundësinë t’i prezantojnë”.

Festivali i Ideve Rinore (4)

Ndërkohë Jonida Këllezi, koordinatore e festivalit, foli diçka më shumë rreth aktiviteteve të tjera paralele: “Përveç pjesës së ekspozitës festivali ka edhe një sërë aktivitetesh të tjera. Kështu, në katin e dytë të muzeut janë zhvilluar workshop-e me tematika të ndryshme dhe nga partnerë të ndryshëm. Në mëngjes ishte një aktivitet mbi inovacionin nga një pedagoge e njohur në Itali. Në një sallë tjetër organizohen disa evente, një pjesë e hapësirës është e mbushur me pikturat e bëra nga nxënësit e liceut artisitk . Në një seksion tjetër shfaqen filma të realizuar nga shkolla të ndryshme të Tiranës dhe të Shqipërisë me tematika nga më të ndryshme. Gjithë paraditja ka qenë me valle, këngë, luajtje në kitarë. Një djalë që merret me poçerinë, për dy ditë rresht ka bërë vazo. Ka qenë dhe një telajo e madhe e bardhë që është mbushur me pikturë, pra, improvizim nga nxënësit e liceut artistik.

Panairi Festivali i Ideve (30)

“Ky është viti i dytë që zhvillohet ky projekt. Vjet ka qenë panairi i ideve rinore. Këtë vit erdhi me risi ku u përfshinë një sërë aktivitetesh”, u shpreh Këllezi.

Përfaqësuesit e shkollave shprehen tejet entuziast teksa prezantojnë idetë e tyre. Rixhers Dëngo, përfaqësues i gjimnazit “Kristaq Capo”, Berat, thotë se “jemi të përfaqësuar me shumë projekte. Projekti më i rëndësishëm është projekti i llampës. Kemi ndërtuar një llampë ekologjike që ka shumë benefite. Është e përbërë nga shumë komponentë që e bëjnë shumë jetëgjatë. Ka rreth 50.000 orë punë. Është e gjitha e bërë me dorë”.

Festivali i Ideve Rinore (3)

Anjeza Neza, përfaqësuese e shkollës “Gramoz Palushi”, Paskuqan tregon punët e shkollës së saj. “Unë personalisht kam bërë një flamur dhe një panoramë të realizuar me rruaza. Kemi sjellë pune tradicionale për të thënë që s’duhet të harrojmë traditën”, shprehet Neza.

Panairi Festivali i Ideve (36)

Nxënësja e gjimnazit Maqellar, Emigerta Elezi, e rrethuar nga artikuj të ndryshëm ushqimor të bëra nga vetë nxënësit shpjegon se kjo paraqitje vlen për të sjellë në vëmendje një pjesë të mirë të Dibrës: jufka, qershia, lëng molle, ëmbëlsira, karamele Zana ishin pasuria e tavolinës së asaj shkolle.

Panairi i Ideve Rinore schiuma

Gjatë dy ditëve të festivalit ishin të pranishëm një sërë personalitetesh nga vendi dhe të huaj të cilët jo vetëm e përshëndetën këtë ngjarje të rëndësishme por organizuan edhe biseda me nxënësit. Vlen për t’u përmendur prania e Giovanni Schiuma, profesor i njohur italian në fushën e artit dhe menaxhimit, si dhe zëvendëskryetar i bashkisë së Materas, në Itali, i shpallur qytet i kulturës për vitin 2019. Schiuma organizoi një workshop me tematikën e kreativitetit dhe një bashkëbisedim të hapur me nxënës nga seksionet italiane dhe nga gjimnazet e vendit.

Panairi Festivali i Ideve (46)

Panairi kishte për qëllim njohjen nga komuniteti, donatorët e huaj dhe vendas, mësuesit, prindërit, nxënësit, si edhe nga publiku i gjerë, me projekt-idetë e shkollave me qëllim nxitjen e përfshirjes së komunitetit, biznesit dhe aktorëve të tjerë në realizimin e këtyre projekteve, si një domosdoshmëri e mëtejshme për përmirësimin e shkollave në vend. (Për më shumë foto të këtij aktiviteti, klikoni këtu)

Festivali Panairi i ideve rinore dita 1

Festivali Panairi i ideve rinore dita 2

Festivali Panairi i ideve rinore newsletter 1

 

Postime të ngjashme

Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Lajm i mirë për bluzat e bardha! Nga 1 qershori, rriten pagat për stafin mjekësor dhe teknik të urgjencës
Turizmi dentar po rrit tregun, inspektimet zbulojnë mangësi në klinikat dentare
AKU kontrollon në magazinën e mjekut popullor Ylli Merja: Bllokohen 4 ton bimë medicinale
Administrata Tatimore publikon listën e pagave indikative për sektorin mjekësor dhe estetik
Shoqata Amerikane e Zemrës publikon udhëzuesin e ri të ushqimeve: Favorizoni proteinat me bazë bimore
Pacientët e QSUT pa analiza, PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë