Të sëmurët me hemofili/ Çdo javë duhet të bëjnë transfuzion gjaku

Ka njerëz , në gjakun e të cilëve mungon faktori 8. Ky faktor është një element i gjakut i cili ndihmon ne mpiksjen e tij kur çajmë dorën, kemi gjakderdhje apo aksidentohemi.

Por këta persona të cilët lindin pa faktorin 8 në gjak, edhe kur nuk lëndohen pësojnë gjakderdhje ne artikulacione, në nyje, çka bën të pamundur lëvizjen e tyre.

Quhen persona me hemofili dhe  prej vitesh kërkojnë t’u sigurohet faktori 8 në sasi të mjaftueshme, në mënyre që të marrin mjekim të rregullt dhe jo vetëm kur u nis gjakderdhja apo dhimbja .

Përmes transfuzionit të gjakut këta pacientë duhet të kompensojnë faktorin 8 në gjak. Por në Shqipëri, në mënyre të rregullt e marrin vetëm 50 fëmije. 200 pacientë nga mosha 18 deri 60 vjeç e marrin vetëm kur u nisin dhimbjet ne rastin me te mire kur janë nga Tirana, ata nga rrethet u duhet të udhëtojnë drejt qendrës kombëtare të Hemofilisë.

Kjo sasi e faktorit 8 që është siguruar aktualisht është donacion i qeverisë Italiane.

Sigurimi i faktorit 8  sikurse e kërkon protokolli mjekësor për këta paciente do të mundësonte jetë normale ./ Top Channel

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet