Të shërohesh përmes muzikës

muzikoterapiaEsido Barkaj

Muzikoterapia ndihmon autikët dhe njerëzit me probleme psikologjike. Tashmë  edhe në vendin tonë ka filluar të praktikohet terapia përmes notave muzikore. Në fakt, muzikoterapia është një metodë mjaft e përhapur në vendet e zhvilluara dhe kryesisht ndihmon personat që kanë një gjendje të ngarkuar shpirtërore. Në një intervistë për gazetën “Shëndet+” violinistja Mirela Jovani shprehet se muzikoterapia në Shqipëri ka dhënë efektet e saj pozitive, sidomos tek fëmijët autikë. Sipas saj, kjo terapi i ndihmon këta fëmijë që të shprehin emocionet e tyre përmes notave të muzikës klasike. Jovani shton se kjo metodë është e efekshme edhe për gratë shtatzëna.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim