Të shtosh vitet e jetës pothuaj dyfish, është kaq e thjeshtë

Blerina Bombaj, dietologe / Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’

5-7 porcione fruta -perime në ditë përgjysmojnë rrezikun e vdekjes nga çfarëdolloj shkaku:

Këto janë rezultate të cilat përforcohen gjithnjë e më shumë nga vëzhgimet afatgjata mbi konsumin e zarzavateve dhe frutave në shëndetin e popullatave. Ja se çfarë thonë ato.

7 porcione perime – fruta në ditë mundet që:

  • të ulin me 42% rrezikun e vdekjes nga të gjitha arsyet
  • të ulin 32% rrezikun e infarktit dhe hemoragjisë cerebrale
  • të ulin 25% rrezikun e kancerit

Zarzavatet janë më të afta në këtë punë sesa frutat.

Që të përfitoni më shumë nga perimet konsumojini ato të freskëta ose pak të ziera, nganjëherë të fermentuara si turshitë ose edhe te sapo mbira në formë filizash.

Që të jeni në rregull me këto rekomandime, mjafton të konsumoni çdo ditë 2 sallata të bollshme me:

  • Brokoli, spinaq, qepe, hudhra, qepë, sallatë jeshile, lakër të kuqe, domate, speca etj.
  • Gatime me salcë domatesh të freskëta, qepë, hudhra dhe erëza.
  • 1 herë në ditë lëngje frutash të përzier me zarzavate si panxhar, spinaq, rrepa.
  • Çdo ditë 3 fruta të ndryshme të stinës

 

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi