Të ushqyerit me orar përmirëson metabolizmin

u2

Nëse dëshironi të humbni peshë dhe ta përmirësoni tretjen, më së miri është të hani menjëherë pas zgjimit. Dreka rekomandohet nga 12:30-13:00 ndërsa darka në 18:14, zbuloi studimi i ri. Kush ha në kohë optimale dhe e mban këtë rutinë ka tretje më të mirë dhe e stimulon metabolizmin që të punojë më shpejt, sipas një sondazhi të kompanisë britanike ”Forza Supplements” në më shumë se 1.000 njerëz. Sipas saj, mëngjesi i hershëm është thelbësor për humbje të shpejtë peshe, ndërsa koha optimale për ushqimin e parë të ditës është ora shtatë e 11 minuta, përcjell Daily Mail.

Dreka është ideale në mes orës 12:30 dhe 13, ndërsa darka më e vonshme se 18:30 është sabotuesja më e zakonshme e dietës, thonë ekspertët. Më shumë se 84 % e njerëzve që kanë humbur me sukses peshë dhe e kanë mbajtur peshën e re vaktet i kanë ngrënë në kohë të caktuar, ndërsa kapërcimi i vakteve në periudha afatgjatë është dëshmuar të jetë shumë i keq për humbje të peshës, gjë që dëshmon se mosngrënia shkakton efektin yo-yo, ose humbjen dhe kthimin e shpejtë të peshës.

Më shumë se tri të katërtat e njerëzve pretendojnë se dreka e lehtë nuk është ideja më e mirë për ata në dietë, sepse shkakton uri të madhe dhe ngrënie të tepruar për darkë.

”Të hash mëngjesin si mbret, të drekosh si princ dhe të darkosh si një lypës’ është një thënie e vjetër e cila vërtet funksionon. Kaloritë e darkës janë më të rëndësishmet, dhe në qoftë se nuk hamë tërë ditën, darka e pasur do t’i rrënojë të gjitha përpjekjet për humbje të peshës” ? tha drejtori i ”Forza Supplements”, Lee Smith.

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe