Të ushqyerit me tajë (me qumësht gjiri nga një nënë tjetër)

Polikron Çelo, pediatër

Historikisht, në rrethana të veçanta, nënat u kanë dhënë qumësht fëmijëve të tjerë dhe opinioni e ka vlerësuar gjithmonë si një gjest të lartë.

bebe gji 1Qumështi jepet në dy mënyra: direkt nga gjoksi ose i shtrydhur. Vite më parë, në vendin tonë është bërë një punë e madhe sensibilizuese për nxitjen e dhurimit të qumështit, sidomos në spitale dhe në ato që quheshin çerdhe distrofike.

Në raste të veçanta, vetë prindërit siguronin taja në familje për fëmijë me probleme dhe frytet, kanë qënë mjaft të mira. Qumështi i dhuruar mblidhet përkohësisht në enë të veçanta ose grumbullohet në pika të caktuara, të ashtuquajtura “bankat e qumështit”, të cilat e shpërndanë sipas kërkesave.

Fëmijët e ushqyer me tajë nuk sigurojnë thjesht ushqimin e nevojshëm, po dhe një sistem të tërë biologjik me vlera të veçuara. Sot, industria ushimore ka prodhuar shumë lloje qumështi, por asnjëri nuk ka vlerat e qumështit të nënës.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim