Të ushqyerit sipas grupit të gjakut s’ka bazë shkencore

DietaA është e rëndësishme se ç’grup gjaku kemi për të ditur se ç’duhet të hamë? Disa autorë thonë se është e rëndësishme dhe se duhet të ushqehemi sipas grupit të gjakut. Një gjë e tillë ka bërë jo pak partizanë nëpër gjithë botën në 15 vitet e fundit. Çështja është se baza shkencore për një gjë të tillë është pothuajse inekzistente, siç tregon një studim i fundit.

Të ushqyerit sipas grupit të gjakut u ideua nga Peter D’Adamo në fillim të viteve ’90. Hipotezat e tij bindën shumë dhe libri i vet ka një shitje prej rreth 7 milionë kopjesh në gjithë botën. Në “Hani sipas tipit tuaj” këshilloheshin ushqime të përshtatshme për gjithsecilin: grupi 0 për shembull mund të ushqehej pa problem me ushqime që përmbanin shumë proteina, grupi A më tepër me ushqime vegjetariane, grupi B më tepër me produkte të qumështit, grupi AB mund të zgjidhte një vijë të mesme mes dy të parave.

Por për këto ama, nuk ka asnjë provë shkencore, sepse studime mbi këtë çështje le të themi që ende tani janë thuajse inekzistente dhe për më tepër këto hipoteza nuk janë provuar asnjëherë. Kështu Ahmed El-Sahemy, i Universitetit kanadez të Torontos vendosi të shihte më me vëmendje me një studim që përfshiu rreth 1500 njerëz për të provuar nëse dieta sipas grupit të gjakut mund të ketë një bazë reale. Por nuk ishte e vërtetë. Sipas studiuesit, është e vërtetë që ata të grupit A, për shembull, kishin parametra shëndetësorë më të mira e po ashtu edhe ata të grupit AB, kjo për faktin se të parët kishin një dietë tepër vegjetariane dhe të dytët sepse u ishin këshilluar vezët dhe peshqit. Por kjo s’kishte lidhje me grupin e gjakut, por me ushqimet. Kjo shpjegon dhe pse disa njerëz thonë se ndihen mirë pasi janë ushqyer sipas grupit të gjakut.

Postime të ngjashme

Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Rasti i pacientit në Durrës, MSHMS urdhëron nisjen e hetimeve
Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak
Shpërthimi i sëmundjes së Legjionarëve në New York, 6 viktima dhe 90 raste të konfirmuara