Teknologjia, rrezik për kancer?!

Nuk mund të rrini larg telefonit apo mjeteve të tjera teknologjike edhe kur është koha për të shkuar në shtrat?

fle me telefonSipas një studimi të publikuar nga Akademia Kombëtare e Shkencave, përdorimi i telefonit gjatë kohës që jeni në shtrat, mund të sjellë pasoja negative në shëndetin tuaj.

Në një studim të zhvilluar në spitalin e grave në Boston, hulumtuesit vëzhguan 12 paciente për 2 javë. Për 5 netët e para ato lexuan libra në një IPad 4 orë rresht para gjumit, ndërsa 5 ditët e ardhshme lexuan libra të printuara 4 orë para gjumit.

Studiuesit thanë se pjesëmarrësit e studimit i zuri gjumi pas leximit, por diferenca ishte tek cilësia e gjumit.

Personat të cilët kishin bërë lexim elektronik, kishin më shumë vështirësi të binin në gjumë në krahasim me ata që praktikuan leximin e printuar. Gjithashtu, ishin më pak vigjilentë në mëngjes.

Nivelet e ulta të melantonës, të cilat prodhohen nga gjumi jo i mirë, mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme si: kancer i gjirit, kancer i zorrës së trashë, prandaj ekspertët ju rekomandojnë të lexoni libra dhe revista të shtypura për të shmangur këto pasoja të frikshme që mund të keni në shëndetin tuaj./Përshtati në shqip: Elena Beta

Postime të ngjashme

CNN: Prindërit po shtyjnë gjithnjë e më shumë vaksinimin e fëmijëve, trend po aq shqetësues sa refuzimi i vaksinave
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet