Telemjekësia, në ndihmë për kryeinfermierët dhe infermierët e reaminacioneve

TelemjekesiaTelemjekësia do t’i vijë në ndihmë edhe infermierëve. Kryeinfermierë dhe infermierë të reaminacionit jo vetëm në QSUT, por edhe nëpër spitalet rajonale ku praktikohet telemjekësia do të mund të bëhen pjesëmarrës së një trajnimi  i cili do të nisë në 13 shkurt  të këtij viti. Pjesëmarrëse gjatë lancimit të kësaj nisme nëpërmjet lidhjes së drejtpërdrejtë me spitalet e tjera rajonale të vendit ishte edhe Kape Verde në Afrikë ku prezent ishte edhe iniciatori i telemjekësisë në Shqipëri dhe Kosovë, prof. Rifat Latifi. Trajnimi në fjalë do të realizohet me anë të burimeve njerëzore të vendit, ku kryeinfermiere dhe infermiere me eksperiencë dhe të certifikuara do të ndajnë përvojat e tyre disavjeçare me infermierët dhe  e rinj të reparteve të ndryshme të reaminacionit. Nisma në fjalë do të jetë pjesë e edukimit në vazhdim, ku infermierët do të mund të ndjekin leksione drejtpërsëdrejti nga qendra e telemjekësisë në QSUT nëpër qendrat e tjera ku aplikohet telemjekësia. Në fjalën e saj gjatë lancimit të këtij trajnimi, iniciatorja e kësaj nisme Presidentja e Shoqatës së Infermierëve të Neuroshkencës Kimete Kadesha bëri me dije se në këto leksione do të trajtohen çështje të ndryshme të kujdesit infermieror. Eventi në fjalë do të mbahet në gjuhën shqipe dhe u bëhet thirrje të gjithë infermierëve të reaminacioneve (Tiranë –Rrethe) të jenë pjesëmarrës për të dhënë dhe shkëmbyer eksperienca midis njëri-tjetrit.

“Qëllimi i kësaj nisme është përmirësimi i punës në grup. Përsa i takon reanimacioneve unë, si infermiere me shumë eksperiencë e njoh mjaft mirë situatën e reaminacionit dhe kemi shumë gjëra për të përmirësuar në këtë pjesë. Kemi mjaft punë për të bërë përsa i takon infeksioneve brenda spitaleve. Duhet të përmirësojmë cilësinë ë kujdesit pranë pacientëvë pasi në qendër të punës sonë qëndron pikërisht pacienti”.

Më tutje në objektivat e trajnimit u kushtohej rëndësi të veçantë higjenës në reaminacion si mënyra e vetme për të shmangur infeksionet në spitale. Po ashtu edhe rritja e sigurisë së pacientëve nëpërmjet mbrojtjes nga këto infeksione si dhe ulja e kostove të trajtimit të tyre. Trajnimi do të zhvillohet më nga 2 seancë në muaj të cilat do të kenë mundësi të ripërsëriten (2 herë një temë). Infermierët pjesëmarrës gjithashtu do të jenë të lirë të paraqesin tema të përgatitura nga ato vetë./Aishe Thartori

Postime të ngjashme

Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet