Telemjeksia vazhdon të jetë lider në edukimin e bluzave të bardha, transmetimin e informacionit në kohë rekord dhe realizimin e konferencave në mënyrë korrekte në çdo cep të vendit.
Pikërisht në Qendrën Rajonale të Telemjeksise së Durresit, u organizua “Konferenca e Gjashtë Mediko-Kirurgjikale”. Ky është një event vjetor, i cili është organizuar gjashtë vitet e fundit. Tradicionalisht, që me hapjen e Qendres së Telemjeksisë së Durrësit, ky event është transmetuar në të gjith rrjetin e Programit të Integruar të Telemjeksis dhe Shëndetit Elektronik në Shqipëri. Ky event është akredituar nga Qendra Kombetare e Akreditimit me 22 kredite dhe është ndjekur nga një numër relativisht i madh mjekësh nga e gjithë Shqipëria. Eventi filloi me fjalën e hapjes nga Drejtoresha e Spitalit te Durrësit, Znj. Ardiola Frasheri, e cila e inkurajoi këtë event që të bëhet mjet për përmirësimin profesional të stafit të Spitalit të Durresit. Në vijim të fjalës së drejtoreshës, Prof. Giuseppe Evangelista, “Azzienda Ospitaliero Universitario Pisana” dhe Z. Petro Mersini, shefi i Drejtorisë së Planifikimit Spitalor”, falenderuan Spitalin e Durrësit për zhvillimin e këtij eventi vjetor, duke krijuar mundësi të mëdha dhe burim të plotë në përmirësimin e njohurive dhe performancës se stafit. Ky event gjithashtu u ndoq dhe nga Vullnetarët e Korpusit të Paqes dhe përfaqesues nga specialitetet e ndryshme të Spitalit të Durrësit. Me ndihmën e PITSHE-Shqipëri, u bë e mundur transmetimi i konferencës në kohë reale në të gjitha Qendrat e Telemjeksisë së Shqipërisë. Eventi u ndoq me shumë interes nga Qendra e Telemjeksisë së Shqiperisë dhe 11 Qendrat Rajonale, nga të cilat me aktivetishin QRT se Fierit (me shumë se 43 pjesmarrës), Vlorës (30 Pjesmarrës), Korçës (26 pjesmarrës) dhe Shkodrës (20 pjesmarrës).
Qellimi i kësaj konference është të përmirësojë ofrimin e kujdesit shendetsor nga stafi mjeksor pranë Spitalit Rajonal të Durrësit. Eventi ka një rëndësi të madhe për PITSHE- Shqipëri, sepse eksperienca profesionale e Spitalit Rajonal të Durrësit mund të vijojë dhe të adaptohet gjithashtu dhe nga stafi mjeksor të spitaleve të tjera rajonale. Falë teknologjisë së Telemjeksise, sot është e mundur të krijohen mundësit e mëdha për shpërndarjen dhe përmirësimin e eksperiences në çdo spital.
Gjatë konferencës, një falenderim i veçante ju dha PITSHE Shqipëri, për kontributin e vazhdueshëm në pasqyrimin e këtij eventi dhe në spitalet e largëta rajonale.
Njohja me të rejat e shkencës, ndryshimet në protokollet e mjekimit, futja e metodave të reja diagnostikuese e kuruese, shkaqet e zhvillimit me shpejtësi të sëmundjeve, shfaqja e viruseve të rinj të panjohur më parë, por edhe rritja e imunitetit ndaj antibiotikëve, duhet të na bëjnë më vigjilentë për të qënë në një hap me evoluimin mjekësor dhe ta kthejnë edukimin në vazhdim një sfidë më vete.
Sistemi i edukimit në vazhdim është tashmë një institucion për shëndetësinë shqiptare nga 2010. Për ministrinë e shëndetësisë, dhe konkretisht për derjtuesit e Spitalit të Durrësit, procesi i edukimit në vazhdim merr rëndësi jetike, pasi prek d.p.d jetën e pacientëve.
Duke qenë të ndërgjegjshëm për ngarkesën në përditshmërinë e cdo mjeku, aq më tepër në një spital që mbulon një rajon të madh, përmes konferencave të tilla synohet të jepet një ndihmesë në detyrimin tuaj për plotësimin e krediteve.



