Temperaturat e larta, komplikacione tek të sëmurët pulmonarë

Bisedoi: Elona Tereziu

Me rritjen e temperaturave, në këto ditë të nxehta është shtuar edhe numri i atyre që paraqesin komplikacione shëndetësore. Kjo veçanarisht për moshat e treta dhe të sëmurët kronik. Të ndjeshëm ndaj këtyre ndryshimeve termike janë sidomos pacientët me sëmundje pulmonare, astmë bronkiale,  dhe fibrozë cistike.

Elona Hila, mjeke pneumologe në Spitalin Universitar të Traumës tregon se me rritjen e temperaturave organizmi pëson një sërë ndryshimesh ku thekson: rënien e tensionit arterial, rritjen e frekuencës respiratore dhe asaj kardiake, zgjerimin e venave të gjakut, ndërkoh që tek të sëmurët pulmonarë, mund të provokojë edhe bronkospazëm.

Për shmangien e këtyre komplikacioneve ajo këshillon shmangien e qëndrimit të gjatë në diellë, konsumimin e sa më shumë lëngjeve dhe marrjen e medikamenteve rregullisht.

Si ndikojnë temperaturat e larta tek të sëmurët pulmonarë?

Këto ditë të nxehta po sjellin probleme në frymëmarrje sidomos në moshat e treta dhe tek të sëmurët kronike. Faktorët kryesorë që ndikojnë te problemet e frymëmarrjes gjatë ditëve të nxehta janë:-mosha e individit, mosha e madhe shpesh shoqërohet me ulje të termorregullimit, me sëmundje të tjera shoqëruese, sidomos ato kardiake, të tensionin, diabeti dhe çrregullimet e veshkave, -si dhe sëmundjet pulmonare (SPOK/ Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike, të sëmurët me Astma Bronkiale, ata të sëmurë me Sëmundje Difuze Pulmonare, ata me bronkoektazi ose me fibrozë cistike).

Çfarë ndodh me organizmin gjatë temperaturave të larta?

Bie Tensioni Arterial (shpesh ndjenjë marrje mendësh, ose gjendje të fikti), rritet frekuenca respiratore (frymëmarrja bëhet më e shpeshtë dhe të jepet ndjesia e vështirësisë në frymëmarrje, zgjerohen vazat/enet e gjakut afër lëkurës/sipërfaqësore dhe rritet Frekuenca kardiake. Nga ana tjetër temperaturat e larta në vetvete e bëjnë ajrin më të qëndrueshëm/që nuk lëviz dhe kjo në vetvete shton/mban më shumë grimca-pluhra-polene. Ajri shumë i nxehtë mund të provokojë bronkospazëm tek të sëmurët pulmonarë dhe ato asmatik. Duke marrë në konsideratë të gjithë këta faktorë, si ata ambjentalë edhe faktorët biologjik/fiziologjik të vetë individeve, si dhe historikun personal të çdo individi, bashkë me sëmundjet shoqëruese, mund të thuhet me siguri që temperaturat shumë të larta, rëndojnë funksionin respirator, kjo më e dukshme te moshat e treta dhe ata të sëmurë me sëmundje Pulmonare ekzistuese.

A është rritur fluksi i pacientëve që paraqesin probleme të frymëmarrjes në këtë periudhë për shkak të temperaturave të larta?

Në përgjithësi numri i shtrimeve në spitale për sëmundje pulmonare rritet në periudha me temperatura ekstreme, si përshembull gjatë muajve të dimrit, ku temperaturat e ulta rrisin rrezikun për mbiinfeksione virale ose bakteriale.

Çfarë këshillohet për këta pacientë?

Për të sëmurët pulmonarë kronik rekomandohet të marrin rregullisht mjekimet (pompat inhalatore), të qëndrojnë në vende të freskëta gjatë orëve të pikut, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe nëse vënë re shenja përkeqësimi të paraqiten pranë strukturave mjekësore sa më shpejt./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll