Tenderi për dezinfektimin shkarkon nëndrejtorin e ISHP-së Tiranë

Shkarkohet nga detyra nëndrejtori i Inspektoriatit të Shëndetit Publik në Tiranë.

Largimin e konfirmoi Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, njëherësh kordionatore e task-forcës antikorrupsion në raportimin javor.

Gjonaj tha se shkarkimi lidhet me shkelje ligjore në prokurorimin e tenderit për dezinfektimin e zonave bredetare dhe urbane. Sipas saj nuk janë përdorur të njëjtat kritere për vlerësimin e ofertuesve. Janë

Gjonaj: Strukturtat antikorrupsion kane verifikuar në ISHP Tiranë zbatimin e ligjshmërisë së procedurave të ndjekura gjatë procesit të prokurorimit të një shërbimi shumë të rëndësishëm siç është dezinfektimi në zonat bregdetare dhe urbane për zonat Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë.U konstatuan disa shkelje të ligjit për prokurimin publik veçanërisht në kuadër të procesit për vlerësimin e ofertave sikundër dhe në fazën e shqyrtimit të ankesave.

 Nuk janë përdorur të njëjtat kritere për vlerësimin e ofertuesve. Janë rekomanduar 8 masa disiplinore. Largim nga puna për anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, konkretisht nëndrejtorin e ISHP, përgjegjësin e sektorit të sëmundjeve infektive, për mjekun në sektorin e sëmundjeve infektive.

Po kështu janë rekomanduar masat vërejtje me paralajmërim për largim nga puna për anëtarët e komisionit të shqyrtimit të ankesave për procesin e vlerësimit të operatorëve ekonomikë, konkretisht përgjegjësin e departamentit të informimit shëndetësor tekonologjisë dhe komunikacionit, dy specialistë si dhe vërejtje për përgjegjësin e laboratorit dhe specialistin entomolog/ 360grade.al

Postime të ngjashme

“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj