Tensioni i lartë dëmton memorien

Nga Alket Koroshi, mjek nefrolog

Tensioni i gjakut duhet të jetë i ulët. Kështu e kërkon shëndeti i trurit dhe zemrës. Një studim i kohëve të fundit, sugjeron se nëse tensioni i gjakut është pak më i lartë se sa duhet, mund të kthehet në një shkaktar të humbjes së kujtesës.

Sipas studimit, nëse tensioni sistolik i gjakut është mbi 13, atëherë kur të arrijë në moshën 50 vjeçare, gjasat që njeriu të preket nga skleroza rriten me 50%.

Lajmi i mirë është se ulja e tensionit në nivelet e 12 me 8, që konsiderohet normale, ul rrezikun e humbjes së kujtesës dhe sklerozës me 15%. Gjetjet e studimit janë të rëndësishme sepse tregojnë se është në dorën e njeriut për të shmangur probleme serioze me trurin në të ardhmen.

Rëndësia e analizave mjekësore për tensionin e gjakut. Njerëzit e moshës së mesme dhe të moshuarit duhet të bëjnë kontrolle të rregullta mjekësore.

Ata duhet edhe të konsultohen me një mjek që të ulin nivelet e tensionit të gjakut.

Dëmet që shkakton tensioni i gjakut në tru.

Truri është i mbushur me enë të imëta gjaku që transferojnë oksigjenin dhe ushqyesit e nevojshme tek qelizat nervore. Tensioni i lartë i gjakut shkakton dëme të forta në këto enë të imta.

Efektet e dëmshme e të njëpasnjëshme shkaktojnë probleme të mëdha në funksionet e trurit.

Rrjedhimisht, sa më agresiv të jetë trajtimi kundër tensionit të lartë të gjakut, aq më i mbrojtur është truri nga dëmet e pakthyeshme. Sipas ekspertëve, niveli i përshtatshëm i tensionit që e mbron edhe trurin është 12 me 8.

Mbajtja nën kontroll e tensionit është e rëndësishme. Pas një moshe të caktuar, ulja e tensionit në nivele normale bëhet e vështirë.

Vështirësitë janë të mëdha pavarësisht ushqyerjes së shëndetshme, aktivitetit fizik dhe barnave.

Postime të ngjashme

U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet