Tensioni i lartë i gjakut, “sëmundja e heshtur” që rrezikon edhe fëmijët

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Shumë fëmijë dhe adoleshentë mund të diagnostikohen me çrregullime të tensionit të gjakut gjatë një vizite rutinë tek mjeku. Tensioni i lartë i gjakut është në shumicën e rasteve një gjendje shëndetësore e “fshehur”, pa simptoma të dukshme. Megjithatë mund të ketë pasoja shëndetësore afatgjate, përfshirë edhe sëmundjet kardiovaskulare. Udhëzime të reja, me qëllim parandalimin, janë publikuar tek revista  Pediatrics. Këtu përfshihen diagnoza të reja bazuar tek pesha normale e fëmijës.

Akademia mblodhi një ekip prej 20 personash për të përditësuar udhëzimet  e mëparshme, të publikuara në vitin 2004, dhe zhvilluan rekomandime të reja në bazë të të dhënave. Të kontraktuarit rishikuan afro 15 mijë artikuj të fokusuar në diagnozën,  vlerësimin dhe menaxhimin e hershëm të tensionit të lartë të gjakut tek fëmijët dhe adoleshentët.

Obeziteti dhe historia familjare

Gati 3.5% e të gjithë fëmijëve dhe adoleshentëve në SHBA vuajnë nga hipertensioni. Prevalenca e 3.5% është e bazuar në studimet më afatgjate dhe më të sigurta”, thotë dr. Joseph T. Flynn autori kryesor i udhëzimeve dhe profesor i pediatrisë tek Universiteti i Uashingtonit. Në të kaluarën, përqindja e fëmijëve të diagnostikuar me tension të lartë të gjakut ka qenë më e ulët, ndoshta 1-2%.

Shkaku i hipertensionit varet nga grupmosha.

“Tek foshnjat dhe fëmijët shumë të vegjël, i frikësohemi një shkaku të fshehtë, si sëmundja e veshkave. Tek fëmijët pak më të mëdhenj dhe adoleshentët shkaku mund të jetë vetë hipertensioni, por që është në fazat e para dhe nuk ka ndonjë problem specifik.

Obeziteti kontribuon në tensionin e lartë të gjakut. Megjithatë duhet thënë se mekanizmat psikologjikë që shkaktojnë tension të lartë të gjakut janë shumë të komplikuar, dhe jo të gjithë fëmijët që janë mbipeshë ose obezë janë hipertensivë, ashtu siç edhe fëmijët me peshë normale mund të kenë tension të lartë.

“Nëse, për shembull, një fëmijë ka ndonjë problem me veshkat ose zemrën, atëherë ai mund të jetë më i rrezikuar nga hipertensioni. Një tjetër grup mund të jenë fëmijët prindërit e të cilëve vuajnë nga hipertensioni”, thotë Flynn.

Udhëzimet përfshijnë të dhëna të përditësuara për tensionin e gjakut bazuar në peshën normale të fëmijës për klasifikime më precize të hipertensionit.

 Burimi: CNN / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore