Tensioni i lartë i gjakut: Shenja në flokët tuaj që mund të jetë një paralajmërim

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Tensioni i lartë i gjakut, apo hipertensioni, e bën më të vështirë pompimin e gjakut në trup. Ky problem e vendos zemrën në vështirësi dhe ka nevojë të menaxhohet.

Një studim ka zbuluar një lidhje mes hipertensionit dhe rënies së flokëve. Teoria është që tensioni i lartë i gjakut kufizon furnizimin me gjak të rrënjëve të flokëve.

Studiuesit japonezë zbuluan se burrat me flokë të rëna (tullacë) kishin 52% më shumë gjasa të kishin sëmundje të zemrës se sa ata që nuk u kishin rënë flokët.

Studiuesi udhëheqës, dr. Tomohide Yamada, nga Universiteti i Tokios, i shpreh: “ Faktorët e riskut për shëndetin kardiovaskular duhet të vlerësohen me kujdes në burrat që u bien apo u kanë rënë flokët, dhe këta persona duhet të inkurajohen për të përmirësuar profilin e tyre të riskut kardiovaskular. Ne rekomandojmë një stil jetese të shëndetshëm për zemrën, që përfshin një dietë me pak yndyrna, më shumë aktivitet fizik dhe më pak stres”.

Përveç humbjes së flokëve, simptoma të tjera të mundshme  të tensionit të lartë të gjakut janë:

  • Shikim i mjegulluar
  • Gjakrrjedhje hundësh
  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Dhimbje kraharori
  • Marrje mendsh
  • Dhimbje koke

Shumë njerëz me tension të lartë të gjakut ndihen mirë. Por, edhe nëse ndihesh mirë, duhet ta masni rregullisht tensionin e gjakut. Nëse tensioni i lartë i gjakut lihet pa u kontrolluar për një kohë të gjatë, problemet me shëndetin bëhen të dukshme. Për shembull, sëmundjet kardiovaskulare mund të shfaqen në vazhdimësi të hipertensionit. Sëmundja koronare e zemrës është vetëm një shembull i një sëmundjeje kardiovaskulare që mund t’ju shkurtojë jetën.

Në mënyrë që të zvogëloni riskun e tensionit të lartë të gjakut, dhe si pasojë dhe sëmundjet e zemrës:

  • Nuk duhet të pini më shumë se maksimumi katër filxhanë kafeje në ditë.
  • Kafeja nuk duhet të jetë ndër burimet kryesore të lëngjeve që konsumoni gjatë ditës.
  • Pini rreth tetë gota ujë në ditë.

Burimi: Express

Postime të ngjashme

Frutat që ulin tensionin e lartë të gjakut në mënyrë natyrale, sipas ekspertëve
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
A janë hemorroidet një shenjë paralajmëruese e kancerit anal?
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër