Teprica e kafeinës në trup shkatërron shëndetin

Sipas “Komunitetit Europian për Sigurinë Ushqimore” pirja e më shumë se 5 kafeve në ditë është shumë e dëmshme për shëndetin.

kafe 1Problemet e zemrës, pagjumësia dhe stresi janë vetëm disa nga sëmundjet që lidhen me konsumimin e tepërt të kafeinës (jo vetëm kafes). “Komuniteti Europian për Sigurinë Ushqimore” u shpreh se njerëzit konsumojnë më shumë se niveli i duhur kafeine në ditë. Kafeina nuk gjendet vetëm në kafe, por edhe në çaj, pije energjike, çokollate etj.

Raporti thotë se duhet të konsumohet rreth 400mg në ditë, në mënyrë që të qëndroni të shëndetshëm dhe mos mos të keni pasoja shëndetësore.

Sa kafeinë përmbajnë produktet?

Pijet energjike – 80 mg

Kafja ekspres – 80 mg

Një filxhan çaji – 50 mg

Një kanaçe kola – 40 mg

Çokollata e zezë – 25 mg

Çokollata me qumësht – 10 mg

Disa nga sëmundjet që lidhen me konsumimin e tepërt të kafeinës janë: rritja e rrahjeve të zemrës, tensioni i lartë i gjakut, të dridhura, nervozizëm, pagjumësi dhe sulme paniku.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit