Tërmetet nga nafta e gazi: shtetet e tjera marrin masa, po ne?

Seniora 2

Nxjerrja e naftës e gazit ka shtuar tërmetet në shumë vende të botës, por po ashtu po shtohet dhe reagimi i shteteve për parandalimin e tyre

Prej vitesh banorët e Zharrëzës e fshatrave përreth akuzojnë për tërmetet në zonën e tyre industrinë e naftës. Qeveria, duke iu termet-ne-zharrezreferuar mungesës së informacionit, ka supozuar se këto tërmete nuk shkaktohen nga operacionet naftënxjerrëse, nuk ka marrë asnjë masë.

E ngjashme ka qenë situata dhe në vendet e tjera të botës ku ka tërmete të shkaktuara nga nxjerrja e naftës e gazit. Shtetet kanë qëndruar inaktive, në mes të amullisë së shkakut të tërmeteve e dëmeve ekonomike që do të shkaktoheshin nëse aktivitetet naftënxjerrëse do të prekeshin.

Por, me sa duket, situata po ndryshon. Dy lajme që vijnë së fundmi nga Holanda dhe Kanadaja japin shpresa se qeveritë do të trajtojnë më me përgjegjshmëri tërmetet e shkaktuara nga nafta. Qeveria holandeze kërkoi ndjesë publike së fundmi për injorimin e tërmeteve të shkaktuara nga nxjerrja e naftës në provincën veriore të Groningenit.

Ndjesa publike vjen pas një raporti në 18 shkurt të Bordit të Sigurisë, një organ i pavarur. Sipas raportit, qeveria së bashku me kompaninë Shell e Exxon, kishte vendosur fitimet përmbi sigurinë, gjatë shfrytëzimit të fushës gazmbajtëse të Groningenit, më e madhja në Evropë.

“Më vjen shumë keq që interesi i groningenianëve për siguri nuk u trajtua me kujdesin që meritonte. Por në të ardhmen siguria do të ketë përparësi”, deklaroi ministri i Ekonomisë, Henk Kamp.

Në shkurt u vendos pakësimi i prodhimit në fushën e Groningenit me 16%. Gjithë partitë politike në Holandë po kërkojnë që kjo fushë të mos prodhojë më gaz në nivelet e mëparshme. 30,000 ndërtesa janë dëmtuar nga tërmetet në këtë zonë. Shell dhe Exxon kanë lënë 1,2 miliard euro fond për kompensimin e dëmeve.

Lajmi tjetër vjen nga Alberta, Kanadaja. Industria e naftës argjilore është urdhëruar nga autoritetet e Albertës që të monitorojë dhe parandalojë tërmetet, pasi këto të fundit vunë re se një sërë tërmetesh po shkaktoheshin nga frakturimi hidraulik.  Nëse tërmetet janë mbi 2 ballë, nxjerrësit e naftës duhet të marrin masa për pakësimin e aktivitetit. Nëse tërmetet janë mbi 4 ballë nxjerrësit e naftës duhet të ndërpresin menjëherë aktivitetin e nxjerrjes dhe nuk mund ta rifillojnë derisa të marrin aprovim nga autoritetet.

Postime të ngjashme

Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave