Tërmeti / Menaxhimi i stresit dhe ankthit

Përjetimi i një tërmeti është i tmerrshëm dhe dëmton rëndë ndjenjën e sigurisë së brendshme, personale. Kjo mund të çojë fillimisht në frikë dhë dëshpërim e më vonë në stres, ankth, frikë për të hyrë në shtëpi dhe një ndjenjë alarmi gjatë gjithë kohës.

Ndjenja të tilla mund të përjetohen nga viktimat direkte, por edhe nga ata njërëz që nuk janë dëmtuar ose nuk kanë pasur të afërm që janë dëmtuar apo kanë humbur jetën. Por cilat janë disa mënyra për t’i menaxhuar këto ndjenja?

Si të menaxhoni stresin dhe ankthin:

  • Kërkoni ndihmë. Nëse tërmeti ka shkaktuar dëme fizike në në ambjentet tuaja private apo në komunitet, kërkoni ndërhyrjen e institucioneve.
  • Nëse vini re përkeqësim të shëndetit si pasojë e stresit, drejtohuni në qendrën shëndetësore më të afërt.
  • Flisni për stresin, ankthin, frikën. Ndani situatën, fillimisht me personat që keni pranë. Nëse gjykoni se situata është tej mundësisë personale për ta menaxhuar, drejtohuni tek specialisti
  • Ruani lidhjet me komunitetin. Në situata të tilla, ruajtja e lidhjeve, madje dhe ofrimi i ndihmës nëse është e nevojshme, ndihmon nga ana tjetër edhe në uljen e ankthit dhe në përmirësimin e gjendjes psikologjike.

Si të ndihmoni fëmijët për të menaxhuar stresin dhe ankthin:

  • Flisni me fëmijët lidhur me ndjenjat e tyre dhe se si/sa janë ndikuar.
  • Përgatituni të flisni për të njëjtat detaje disa herë.
  • Sigurohuni që ata të kuptojnë se ajo që ndodhi nuk është për fajin e tyre.
  • Sqarojini ata se edhe të rriturit ndonjëherë nuk e kuptojnë atë që po ndodh.
  • jepni më të mirën tuaj për të qenë mbështetës, të dashur, komunikues.
  • Inkurajojini ata të përfshihen në lojëra dhe aktivitet fizik.

Burimi: ISHP

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë