Termoizolimi i ndërtesave, detyrim ligjor

Në një takim me shoqatat mjedisore drejtori i energjive të rinovueshme në Ministrinë e Energjisë, Gjergji Simaku, prezantoi projektligjin për performancën energjitike të ndërtesave, si dhe projektligjin për eficencën e energjisë. Aprovimi i këtyre dy ligjeve është një detyrim i ndërmarrë prej kohësh nga Shqipëria në kuadër të Komunitetit të Energjisë.

takimi per eficencen e energjiseLigji për eficencën e energjisë në ndërtesa parashikon që nga viti 2020 gjithë ndërtesat e reja që do të ndërtohen në Shqipëri, si dhe ndërtesat që do të rinovohen ndjeshëm, do të duhet të kenë konsum energjie në nivele pothuajse zero. Këtij detyrimi do t’i nënshtrohen si pallatet, ashtu dhe shtëpitë private. Qeveria do të aprovojë një kod energjitik, i cili do të përcaktojë kriteret teknike të termoizolimit të ndërtesave, kod i cili do të duhet të zbatohet nga gjithë ndërtuesit.

 

Gjithashtu çdo ndërtesë do të pajiset me certifikatë konsumi energjie, e cila do të rankojë ndërtesën në varësi të konsumit të energjisë. Çdo shitje-blerje ndërtese do të realizohet e shoqëruar me këtë certifikatë. Një skemë e tillë certifikimi aplikohet sot në Shqipëri për pajisjet elektroshtëpiake, si frigorifera e lavatriçe dhe ndihmon konsumatorët që të blejnë pajisjet më kursimtare të energjisë.

 

Sipas kryetarit të Shoqatës së Ndërtuesve, Avenir Kika, në Shqipëri ka të paktën 10 kompani që ndërtojnë ndërtesa të termoizoluara mirë, me sistem kapot (taraca me 20 cm polisterol, ndarjet midis kateve me 10 cm polisterol, dritaret me dopio-xham etj.). Sipas Kikës, nëse do të plotësoheshin kushtet e termoizolimit dhe energjive të rinvoueshme, atëhere kostoja e ndërtesave do të shkonte në 800-1000 euro/m2. Por në ndërtesat e termoizoluara mirë, në një dimër të zakonshëm nuk ka nevojë për ngrohje, kurse në verë në temperatura deri në 38 oC nuk ka nevojë për kondicionerë. Pra, kostoja fillestare e investimit kthehet shpejt.

 

Projektligji për eficencën e energjisë është një projekt tjetër i qeverisë. Ai parashikon përcaktimin e një objektivi kombëtar të kursimit të energjisë deri në vitin 2020, objektiv i cili do të aprovohet nga qeveria. BE ka një objektiv të tillë, ku synohet që konsumi i energjisë deri në vitin 2020 të pakësohet jo vetëm për njësi prodhimi GDP-je, por dhe në vlerë absolute. Realizimi i këtij objektivi së bashku me objektivin e rritjes ekonomike është mjaft i vështirë, pasi historikisht rritja ekonomike është shoqëruar me rritjen e konsumit të energjisë. BE, dhe më vonë qeveria shqiptare, shpresojnë ta kapërcejnë këtë hendek duke pakësuar intensitetin energjitik të GDP-së.

 

Sipas Gjergji Simakut, sektori i ndërtimit është sektori kryesor ku do të fokusohen përpjekjet për kursimin e energjisë, por një sektor i rëndësishëm ku është bërë shumë pak në këtë drejtim dhe duhet të bëhet më shumë në të ardhmen, është sektori i transportit./Rita Strakosha

 

Postime të ngjashme

Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Prediabeti
Çfarë duhet të bëjë një pacient nëse diagnostikohet me prediabet
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh