Tërshëra për fëmijë, 3 receta gatimi

3 menyrat si të konsumojnë fëmijët më shumë tërshërë 

  1. Përgatisni së bashku me fëmijët biskota me tërshërë.
  2. Zevendesojuni adoleshentëve drithërat e zakonshëm të mëngjesit, me tërshërë, mjaltë dhe stafidhe, të përgatitura në shtëpi me qumësht.
  3. Vendosni tërshërë në supat që përgatisni, ne fund te gatimit.

Krem me banane

Përgatitja 10min / Gatimi 5-7min / 4 racione

  • 225gr tërshërë e shtypur
  • 550gr qumësht me pak yndyrë
  • 2 banane të maturuara, të prera në feta
  • pak kanellë
  • 4 lugë të vogla mjaltë

Përgatitja 

  1. Zieni tërshërën me qumështin duke e përzier vazhdimisht.
  2. Shpërndani qumështin me tërshërë në 4 tasa dhe vendosni tërshërën përsipër. I hidhni pak kanellë dhe mjaltin dhe e shërbeni të ngrohtë.

Biskota me tërshërë 

Përgatitja 15min / Gatimi / 15-20min / 9 copë 

  • 3 lugë të mëdha miell që fryhet vetë (miell per kek)
  • 3 lugë të mëdha sheqer kaf
  • 100gr tershere e shtypur
  • 1 luge të madhe rrush të thatë
  • 2 lugë të mëdha fara kungulli
  • 1 lugë të madhe fruta të thatë te prerë dhe të pjekur
  • 100gr gjalpë
  • 1 luge mjaltë

Përgatitja 

  1. Vendosni letër furre në tepsi dhe lyejeni me gjalpë. Në një tas hidhni miellin, sheqerin, tërshërën, rrushin e thatë, farat dhe frutat e thatë, dhe i përzieni mirë.
  2. Vendosni në tenxhere gjalpin dhe mjaltin dhe i ngrohni vetëm pak sa te shkrijë gjalpi. E vendosni mbi përbërjen e tërshërës dhe përzieni mirë.
  3. Vendosni masën e formuar në tepsi dhe e shtypni me duar në mënyrë që të shtrohet uniform. E piqni në furrë të nxehur në 200 gradë C që më parë, për 20 minuta. E nxirrni nga furra, dhe ndërkohë që është e ngrohtë, e prisni me kujdes në 9 katrorë të vegjël. I lini të ftohen në tepsi.

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet
4-vjeçarja humb ndjenjat, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet që sjellin pijet "slushy"